18 Kështu thotë Jehovai:
«Do t’i mbledh robërit e tendave të Jakobit+
e do të më vijë keq për tabernakujt e tij.
Qyteti do të ndërtohet prapë në kodrën e vet,+
kulla e fortifikuar do të jetë në vendin e duhur.
19 Nga atje do të vërshojnë falënderimet dhe të qeshurat.+
Unë do t’i shtoj, e ata nuk do të jenë pak;+
do t’i bëj të shumtë,
e nuk do të jenë të papërfillshëm.+