19 Ja, në atë kohë, unë do të veproj kundër të gjithë atyre që të shtypin.+
Do ta shpëtoj atë që çalon+
dhe do të mbledh ata që janë shpërndarë.+
Falë meje do të fitojnë lavdi dhe një emër
në tërë vendin ku u turpëruan.
20 Në atë kohë do t’ju kthej në vendin tuaj,
po, do t’ju mbledh së bashku.
Falë meje do të fitoni një emër e lavdi+ mes gjithë popujve të dheut
kur t’i kthej para syve tuaj robërit tuaj»,—thotë Jehovai.+