-
2 Kronikave 32:21, 22Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Atëherë Jehovai dërgoi një engjëll dhe zhduku nga faqja e dheut çdo luftëtar të fuqishëm+ e udhëheqës në kampin e mbretit të Asirisë, kështu që ai u kthye i mbuluar me turp në vendin e vet. Më vonë, ai hyri në shtëpinë* e perëndisë së tij dhe atje, disa nga djemtë e vet, e vranë me shpatë.+ 22 Kështu Jehovai e shpëtoi Hezekinë dhe banorët e Jerusalemit nga dora e Senakeribit, mbretit të Asirisë, dhe nga dora e të gjithë të tjerëve, e u dha paqe në çdo anë.
-
-
Isaia 31:8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
8 Asiriani do të vritet me shpatë, por jo nga shpata e një burri,
do ta përpijë një shpatë, por jo shpata e një njeriu.+
Ai do t’ia mbathë për shkak të shpatës
dhe të rinjtë e tij do t’i nënshtrohen punës së detyruar.
-