BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Mbretërve 18:19-25
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 19 Rabshakehu u tha: «I thoni Hezekisë: “Kështu thotë mbreti i madh, mbreti i Asirisë: ‘Ku e bazon këtë siguri?+ 20 Ti thua: “Kam strategjinë dhe fuqinë e nevojshme për luftë.” Por këto janë fjalë boshe. Te kush, pra, paske besim, që guxon të rebelohesh kundër meje?+ 21 Ja, ti ke besim te përkrahja e këtij kallami të thyer, Egjiptit,+ tek i cili po të mbështetej njeri, do t’ia çante dorën tejpërtej. Kështu është faraoni, mbreti i Egjiptit, për të gjithë ata që besojnë tek ai. 22 Apo më thua: “Kemi besim te Jehovai, Perëndia ynë.”+ Por, a nuk ia ka hequr Hezekia atij vendet e larta e altarët+ dhe i thotë Judës e Jerusalemit: “Duhet të përkuleni para këtij altari në Jerusalem.”’+ 23 Tani pra, vër këtë bast me zotërinë tim, mbretin e Asirisë: unë të jap 2.000 kuaj, nëse gjen dot mjaft kalorës për ta.+ 24 Si mund të sprapsësh qoftë edhe një guvernator, një ndër shërbëtorët më të vegjël të zotërisë tim, kur mbështetesh tek Egjipti për karroca e kalorës? 25 Mos kam dalë kundër këtij vendi për ta shkatërruar pa lejen e Jehovait? Vetë Jehovai më tha: ‘Sulmoje këtë vend dhe shkatërroje.’”»

  • 2 Mbretërve 19:10
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 10 «I thoni kështu Hezekisë, mbretit të Judës: “Mos lër që Perëndia yt, tek i cili ke besim, të të mashtrojë duke thënë: ‘Jerusalemi nuk do të bjerë në duart e mbretit të Asirisë.’+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo