-
2 Mbretërve 19:14-19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
14 Hezekia i mori letrat nga dora e lajmëtarëve dhe i lexoi. Pas kësaj, u ngjit në shtëpinë e Jehovait dhe i hapi letrat* para Jehovait.+ 15 Hezekia filloi t’i lutej+ Jehovait: «O Jehova, Perëndia i Izraelit, që rri ulur në fron mbi* kerubinët,+ vetëm ti je Perëndia i vërtetë i gjithë mbretërive të tokës.+ Ti i ke bërë qiejt dhe tokën. 16 Kushto vëmendje, o Jehova, dhe dëgjo!+ Hapi sytë,+ o Jehova, dhe shiko! Dëgjoji fjalët që ka dërguar Senakeribi për të sfiduar Perëndinë e gjallë! 17 Është e vërtetë, o Jehova, që mbretërit e Asirisë kanë shkretuar kombet bashkë me vendet e tyre.+ 18 Ata i dogjën në zjarr perënditë e tyre dhe arritën t’i shkatërronin, sepse nuk ishin perëndi,+ por vepër e duarve të njeriut,+ dru dhe gur. 19 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë, të lutem, na shpëto nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+
-