-
Zanafilla 18:19Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
19 Ja pse jam lidhur ngushtë me të, që ai t’i urdhërojë bijtë dhe shtëpinë e tij të qëndrojnë në udhën e Jehovait e të bëjnë ç’është e drejtë dhe e ndershme.+ Kështu unë, Jehovai, mund të plotësoj premtimet që i bëra Abrahamit.»
-
-
Ligji i përtërirë 4:9Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
9 Veç kini kujdes dhe kushtojini vëmendje vetes, që të mos i harroni gjërat që patë me sytë tuaj e që ato të mos largohen nga zemra juaj për gjithë jetën. Bëjuani të njohura ato bijve dhe nipërve tuaj.+
-
-
Josiu 4:21-24Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
21 Më pas ai u tha izraelitëve: «Kur fëmijët tuaj t’ju pyesin më vonë: ‘Ç’do të thonë këta gurë?’,+ 22 shpjegojuni: ‘Izraeli e kaloi Jordanin në tokë të thatë,+ 23 pasi Jehovai, Perëndia juaj, i thau ujërat e Jordanit para tyre derisa kaluan, ashtu si Jehovai, Perëndia juaj, bëri me Detin e Kuq kur e thau para nesh derisa kaluam.+ 24 Ai e bëri këtë që të gjithë popujt e tokës ta dinë sa e fuqishme është dora e Jehovait+ dhe që ju të keni gjithnjë nderim të thellë për Jehovain,* Perëndinë tuaj.’»
-