BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jeremia 21:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 7 Pas kësaj,​—thotë Jehovai,—​Zedekinë, mbretin e Judës, shërbëtorët e tij dhe popullin e këtij qyteti, pra, ata që do t’i mbijetojnë murtajës, shpatës dhe zisë së bukës, do t’i jap në duart e Nabukodonosorit,* mbretit të Babilonisë, në duart e armiqve dhe në duart e atyre që kërkojnë t’u marrin jetën.+ Ai do t’i vrasë me shpatë. Nuk do t’i vijë keq, as do të tregojë dhembshuri a sadopak mëshirë.’”+

  • Jeremia 24:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Por, ashtu si fiqtë e këqij që janë aq të këqij sa nuk mund të hahen,+​—thotë Jehovai,—​ashtu do ta shoh edhe Zedekinë,+ mbretin e Judës, bashkë me princat, ata që kanë mbetur në Jerusalem dhe ata që banojnë në Egjipt.+

  • Jeremia 34:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 Kurse Zedekinë, mbretin e Judës, dhe princat e tij do t’i jap në duart e armiqve, në duart e atyre që kërkojnë jetën e tyre dhe në duart e ushtrive të mbretit të Babilonisë,+ që po tërhiqen nga ju.+

  • Ezekieli 12:12, 13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 12 Prijësi që është mes tyre, do t’i mbajë plaçkat mbi sup dhe do të niset në errësirë. Do të hapë një të çarë në mur dhe do t’i nxjerrë plaçkat nëpërmjet saj.+ Ai do ta mbulojë fytyrën që të mos e shohë tokën.’ 13 Unë do ta hedh rrjetën time mbi të dhe ai do të ngecë në rrjetën time të gjuetisë.+ Do ta çoj në Babiloni, në vendin e kaldeasve, por ai nuk do ta shohë vendin dhe atje do të vdesë.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo