-
Jeremia 49:19-21Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
19 Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat e dendura+ përgjatë Jordanit kundër kullotave të sigurta, por në çast do ta bëj që t’ia mbathë që aty. Do të caktoj aty të zgjedhurin tim sepse, kush është si unë? Kush mund të më sfidojë? Cili bari mund të qëndrojë para meje?+ 20 Prandaj dëgjoni vendimin* e Jehovait kundër Edomit dhe atë që ka ndër mend të bëjë kundër banorëve të Temanit:+
me siguri të vegjlit e kopesë do t’ia tërheqin zvarrë,
dhe për shkak të tyre, ai do t’i bëjë të shkreta kullotat e sigurta.+
21 Nga zhurma e rënies së tyre, toka është dridhur.
Dëgjohet një britmë.
Zhurma është dëgjuar deri në Detin e Kuq.+
-