-
Ligji i përtërirë 12:29-31Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
29 Jehovai, Perëndia yt, do të shfarosë para syve të tu kombet që do t’u marrësh pronat+ dhe ti do të banosh në vendin e tyre. 30 Por, pasi Perëndia t’i ketë shfarosur, ki kujdes të mos biesh në të njëjtin kurth si ata. Mos u bëj kureshtar për perënditë e tyre dhe mos thuaj: ‘Si u shërbenin këto kombe perëndive të tyre? Edhe unë do të bëj po njësoj.’+ 31 Mos e adhuro Jehovain, Perëndinë tënd, siç adhurojnë ata perënditë e tyre, sepse ata bëjnë çdo gjë të neveritshme që Jehovai urren. Madje flijojnë në zjarr edhe bijtë e bijat e tyre për perënditë e veta.+
-