- 
	                        
            
            Jeremia 51:7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
- 
                            - 
                                        7 Babilonia kishte qenë një kupë e artë në duart e Jehovait; ajo dehu mbarë tokën. 
 
- 
                                        
- 
	                        
            
            Ezekieli 23:32-34Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
- 
                            - 
                                        32 Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Ti do të pish kupën e thellë dhe të gjerë të motrës sate,+ do të bëhesh gazi i botës e objekt talljesh, sepse kjo kupë është plot e përplot me to.+ 33 Ti do të jesh krejt e dehur dhe e hidhëruar, do të fryhesh me kupën e llahtarisë e të shkretimit, me kupën e motrës sate, Samarisë. 34 Do ta pish e do ta kthesh me fund,+ do t’ia bresh edhe copat e saj prej qeramike. E pastaj do të shkulësh gjinjtë, sepse unë kam folur’,—thotë Zotëria Sovran Jehova. 
 
- 
                                        
- 
	                        
            
            Naumi 3:7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
- 
                            - 
                                        7 Të gjithë ata që do të të shohin, do t’ia mbathin nga ti+ e do të thonë: ‘Ninevia është shkretuar! Kush do t’ia qajë hallin?’ Ku të kërkoj ngushëllues për ty? 
 
- 
                                        
- 
	                        
            
            Naumi 3:11Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
- 
                            - 
                                        11 Edhe ty do të të merren këmbët nga dehja.+ Do të kërkosh një vend ku të futesh; do të përpiqesh të mbrohesh nga armiku. 
 
-