BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Jeremia 14:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 14 Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim.+ Nuk i kam dërguar unë, nuk i kam urdhëruar dhe as kam folur me ta.+ Profetizojnë një vegim* të gënjeshtërt, një fall të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.+

  • Jeremia 28:15, 16
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Atëherë profeti Jeremia i tha profetit Hananiah:+ «Dëgjo të lutem, o Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Jehovai, përkundrazi, e ke bërë këtë popull që të besojë një gënjeshtër.+ 16 Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë do të të zhduk nga faqja e dheut. Këtë vit do të vdesësh, sepse nxite rebelimin kundër Jehovait.’»+

  • Ezekieli 13:8, 9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 8 Prandaj kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Meqenëse keni thënë të pavërteta dhe vegimet tuaja janë gënjeshtra, unë jam kundër jush,​—thotë Zotëria Sovran Jehova.+—​9 Dora ime do të ngrihet kundër profetëve që shohin vegime të rreme dhe parathonë gënjeshtra.+ Ata nuk do të gëzojnë mirëbesimin tim, nuk do të shkruhen në regjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të kthehen në vendin e Izraelit. Atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Zotëria Sovran Jehova.+

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo