-
2 Kronikave 36:15, 16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
15 Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tyre, vazhdoi t’u dërgonte paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij; i paralajmëronte herë pas here, sepse i dhimbsej populli i tij dhe banesa e vet. 16 Por ata talleshin gjithnjë me lajmëtarët e Perëndisë së vërtetë,+ i përbuznin fjalët e tij+ dhe i vinin në lojë profetët,+ deri kur tërbimi i Jehovait u derdh kundër popullit të vet,+ aq sa nuk kishte shërim.
-
-
Nehemia 9:33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
33 Ti je treguar i drejtë në gjithçka që na ka ndodhur, sepse ke vepruar me besnikëri; por ne jemi ata që kanë vepruar me ligësi.+
-
-
Danieli 9:16Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
16 O Jehova, në përputhje me gjithë veprat e tua të drejta,+ të lutem, largoje zemërimin dhe tërbimin tënd nga qyteti yt, Jerusalemi, mali yt i shenjtë, sepse për shkak të mëkateve tona dhe të fajeve të paraardhësve tanë, Jerusalemi dhe populli yt janë poshtëruar në sy të të gjithë atyre përreth nesh.+
-