BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 28:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 18 Edhe filistinët+ sulmuan qytetet e Shefelahut+ dhe të Negebit në Judë. Ata pushtuan Beth-Shemeshin,+ Ajalonin,+ Gederotin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun+ me fshatrat e tij dhe Gimzon me fshatrat e tij, dhe u vendosën me banim në to.

  • Isaia 9:11, 12
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Jehovai do të ngrejë kundër tij kundërshtarët e Rezinit

      dhe do t’i nxitë armiqtë e Izraelit të veprojnë,

      12 Sirinë nga lindja dhe filistinët nga perëndimi,*+

      e ata do të hapin gojën e do ta përpijnë Izraelin.+

      Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,

      atij nuk i është fashitur zemërimi,

      por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+

  • Isaia 14:29
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 29 «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,

      vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste.

      Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+

      e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.*

  • Jeremia 47:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 47 Kjo është fjala që Jehovai i drejtoi profetit Jeremia për filistinët,+ përpara se faraoni të godiste Gazën.

  • Joeli 3:4-6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  4 Po ju, pse më kundërviheni,

      o Tir e Sidon, dhe tërë ju rajone të Filistisë?

      Mos po hakmerreni kundër meje për ndonjë të keqe që kam bërë?!

      Nëse vërtet po e bëni këtë ndaj meje,

      unë do t’ua kthej gjithë këtë të keqe mbi kokë, shpejt e pa u vonuar.+

       5 Ngaqë keni marrë argjendin e arin tim,+

      gjërat e mia më të mira i keni çuar në tempujt tuaj;

       6 popullin e Judës e të Jerusalemit ua keni shitur grekëve,+

      për t’i larguar nga territori i vet.

  • Amosi 1:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    •  6 Kështu thotë Jehovai:

      ‘Për tri, madje për katër rebelimet e Gazës,+ unë nuk do të heq dorë nga ndëshkimi,

      sepse ajo mori një grup të tërë robërish+ dhe ia dorëzoi Edomit.

Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2026)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqipe e shenjave
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo