-
Danieli 1:20Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
20 Për çdo pyetje që u bënte mbreti dhe që kërkonte mençuri e aftësi për të kuptuar, ai pa se në mbarë mbretërinë e tij ata ishin dhjetë herë më mirë se gjithë priftërinjtë që merreshin me magji dhe ndjellësit e frymërave.+
-
-
Danieli 5:11, 12Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
11 Në mbretërinë tënde është një njeri* që ka frymën e perëndive të shenjta. Në ditët e atit tënd, ai kishte ndriçim, gjykim të thellë dhe mençuri, si mençuria e perëndive.+ Mbreti Nabukodonosor, ati yt, e caktoi si kreun e priftërinjve që merreshin me magji, të ndjellësve të frymërave, të kaldeasve* e të astrologëve.+ Po, o mbret, kështu bëri ati yt, 12 sepse Danieli, të cilin mbreti e quajti Belteshazar,+ ishte jashtëzakonisht i mençur, si edhe kishte njohuri e gjykim të thellë për të interpretuar ëndrrat, për të shpjeguar gjëegjëzat e për të zgjidhur çështje të koklavitura.*+ Tani, le të thërrasim Danielin dhe ai do të ta tregojë interpretimin.»
-