Psalmi
Këngë e Asafit.+
3 Kundër popullit tënd kurdisin plane me dinakëri;
komplotojnë kundër atyre që i ke si dritën e syrit.*
4 Ata thonë: «Ejani që t’i shfarosim si komb,+
që Izraelit t’ia shuajmë emrin!»
5 Thurën një strategji e u bashkuan,*
kundër teje formuan një aleancë:*+
6 edomitët, ismaelitët, moabitët+ dhe hagritët,+
7 gebalitët, amonitët+ dhe amalekitët,
10 Në En-Dor+ ata krejt u shuan,
u bënë pleh për dheun kur u sosën.
11 Fisnikët e tyre bëji si Orebi dhe si Zebi,+
princat* e tyre si Zebahu dhe Zalmunai,+
12 se thanë: «Ta shtiem në dorë vendin ku banon Perëndia.»
13 O Perëndia im, bëji ata si lëmsh gjembaçësh,+
si kashtë që era e vërvit tutje.
14 Porsi zjarri që përzhit pyllin,
porsi flakët që zhuritin malet,+
15 i ndjeksh këmba-këmbës me furtunën tënde,+
me erën e shtrëngatës i tmerrofsh!+
16 Mbulojua fytyrat me turp,
që emrin tënd të kërkojnë, o Jehova.
17 U turpërofshin e u tmerrofshin përjetë,
u poshtërofshin e u shofshin!