Psalmi
94 O Jehova, Perëndi i hakmarrjes!+
O Perëndi i hakmarrjes, rrezato!
3 Deri kur, o Jehova?
Deri kur do të ngazëllojnë të ligjtë?+
4 Ata dërdëllisin e flasin plot arrogancë;
të gjithë ata që bëjnë veç keq mburren për veten.
5 Popullin tënd, o Jehova, e dërrmojnë;+
sa shumë e mundojnë trashëgiminë tënde.
6 Vejushën e të ardhurin i vrasin,
jetimit* ia marrin jetën e thonë:
7 «Jah nuk na sheh.+
Perëndia i Jakobit nuk vë re.»+
8 Nuk kuptoni, o njerëz të pamend?
Kur do të tregoni gjykim të thellë, o të marrë?+
9 Ai që bëri veshin, vallë nuk mund të dëgjojë?
Ai që bëri syrin, vallë nuk mund të shikojë?+
10 Ai që ndreq kombet, vallë nuk mund të korrigjojë?+
Është pikërisht Ai që u jep njohuri njerëzve.+
11 Jehovai i njeh mendimet e njerëzve,
e di që janë veçse kotësi.+
12 Lum njeriu që ti e ndreq, o Jah!+
Lum njeriu që ti e mëson me ligjin tënd,+
13 që të gjejë prehje gjatë ditëve të zeza,
derisa të ligjtë të përfundojnë në gropë!+
14 Jehovai nuk do ta harrojë popullin e vet,+
trashëgiminë e tij nuk do ta braktisë,+
15 se drejtësia do të vihet sërish në vend,
dhe të gjithë njerëzit me zemër të sinqertë*
do t’i mbështetin vendimet gjyqësore.
16 Kush do të më mbrojë nga të ligjtë?
Kush do të më bëhet krah kundër keqbërësve?
18 Kur thosha: «Po më shkasin këmbët»,
dashuria jote besnike, o Jehova, më mbante.+
20 A mund të lidhë aleancë me ty një fron* i korruptuar
23 Të ligjve do t’ua kthejë një për një të këqijat që kanë bërë vetë;+
do t’i zhdukë nga faqja e dheut* me të zezat që vetë sollën.
Jehovai, Perëndia ynë, do t’i shuajë krejt.+