Proverbat
2 Kur në vend shkelet ligji,* ka princa njëri pas tjetrit,+
por me ndihmën e një njeriu të ditur e me aftësi dalluese, princi* do të sundojë gjatë.+
3 Si shiu që përlan gjithë të korrat,
është i varfri që zhvat të përvuajturin.+
4 Ata që e braktisin ligjin, lëvdojnë të ligun,
por ata që e zbatojnë ligjin, indinjohen me të.+
5 Njerëzit e ligj nuk e kuptojnë dot ç’është drejtësia,
kurse ata që e kërkojnë Jehovain, kuptojnë gjithçka.+
7 Një bir me mend e zbaton ligjin,
ndërsa shoku i grykësve ia nxin faqen të atit.+
8 Kush i shton pasuritë me kamatë+ e fajde,
në fund të fundit i grumbullon për atë që u bëhet krah të varfërve.+
9 Të pështira janë lutjet e atij
që i mbyll veshët para ligjit.+
10 Kush i çon të drejtët në udhë të keqe,
do të bjerë vetë në gropë,+
ndërsa të paqortueshmit do të trashëgojnë të mira.+
11 Njeriut të pasur i duket vetja i mençur,+
por i varfri me aftësi dalluese e dallon ç’lloj njeriu është vërtet.+
12 Kohët janë të lavdishme kur triumfojnë të drejtët,
por njerëzit fshihen kur vijnë në pushtet të ligjtë.+
13 Kush i mbulon fajet* e veta, nuk do t’ia dalë mbanë,+
por atij që i rrëfen dhe heq dorë prej tyre, do t’i tregohet mëshirë.+
15 Si një luan që ulërin dhe si një ari që sulmon,
është një sundimtar i lig për popullin e pambrojtur.+
16 Një prijës pa aftësi dalluese abuzon me pushtetin,+
por kush i urren fitimet e pandershme, do të zgjatë jetën e vet.+
Askush të mos e përkrahë!
18 Kush ecën në mënyrë të patëmetë, do të shpëtojë,+
por kush ndjek udhë dredharake, do të rrënohet papritur.+
19 Kush e kultivon tokën, do të ketë bukë me bollëk,
por kush merret me gjëra të kota, do të ngopet me varfëri.+
20 Njeriu i besueshëm do të marrë shumë bekime,+
por ai që nxiton të pasurohet, s’do të mbetet pa faj.+
21 Nuk është mirë të mbash anë,+
sepse njeriu mund të bëjë keq për një copë bukë.
22 Ziliqari* është i etur për pasuri,
por harron që ka për ta pllakosur skamja.
27 Atij që i jep të varfrit, s’do t’i mungojë asgjë,+
por atë që i mbyll sytë para tij, do ta zënë shumë mallkime.
28 Njerëzit fshihen kur vijnë në pushtet të ligjtë,
por të drejtët shtohen kur të ligjtë shuhen.+