Proverbat
23 Kur të shtrohesh në tryezë me mbretin,
shikoje me kujdes atë që ke përpara,
3 Mos e lakmo ushqimin e tij të zgjedhur,
që të mos të ngecë në grykë.
6 Mos e ha bukën e koprracit,*
as mos i lakmo ushqimet e tij të zgjedhura,
7 sepse ai njeri t’i mban llogari.*
Ty të thotë: «Ha e pi!», por nuk e ka sinqerisht.*
8 Kafshatat që ke ngrënë, do t’i vjellësh,
dhe më kot do t’ia kesh thënë gjithë ato fjalë të mira.
10 Mos e shtyj shenjën e kufirit që vunë në lashtësi paraardhësit e tu+
dhe mos ua prek arat jetimëve,*
11 sepse Mbrojtësi* i tyre është i fortë;
ai vetë do ta mbrojë çështjen e tyre kundër teje.+
12 Pranoje me gjithë zemër disiplinën
dhe vërua veshin fjalëve të mençura.
14 Duhet ta godasësh me shkopin e disiplinës,
që ta shpëtosh nga Varri.*
15 Biri im, nëse zemra jote bëhet e mençur,
edhe zemra ime do të gëzojë.+
16 Gëzimi do të m’i përshkojë skutat më të thella të zemrës,*
kur buzët e tua të thonë atë që është e drejtë.
17 Zemra jote të mos i ketë zili mëkatarët,+
por ki nderim të thellë për Jehovain* gjatë gjithë kohës,+
18 sepse atëherë do të kesh të ardhme,+
atëherë nuk do të të shuhen shpresat.
19 Dëgjo, biri im, e bëhu i mençur;
prije zemrën në udhën e drejtë.
20 Mos ji ndër ata që pinë verë me tepri,+
as ndër ata që hanë mish si të babëzitur,+
21 sepse pijanecin dhe grykësin i pret skamja,+
dhe përgjumja e vesh njeriun me lecka.
22 Dëgjoje babanë tënd që të solli në jetë,
dhe mos e përbuz nënën tënde vetëm se është plakur.+
23 Blije* të vërtetën dhe mos e shit kurrë,+
si edhe mençurinë, disiplinën dhe aftësinë për të kuptuar.+
24 Babai i të drejtit, me siguri do të gëzojë;
kush sjell në jetë një djalë të mençur, do të fluturojë nga gëzimi.
25 Po, babai e nëna jote do të fluturojnë nga gëzimi,
dhe ajo që të solli në jetë, do të jetë shend e verë.
26 Biri im, jepma mua zemrën,
dhe gjetshin ëndje sytë e tu në udhët e mia,+
28 Ajo zë pusí si një kusar,+
dhe shton radhët e jobesnikëve.
29 Kush ka mjerime? Kush ka siklete?
Kush ka sherre? Kush ka shqetësime?
Kush ka plagë pa arsye? Kush i ka sytë të skuqur?*
31 Mos e shiko verën kur kuqëlon,
kur rrëzëllen në kupë, kur rrëshqet kollaj,
32 sepse në fund të kafshon si gjarpër
dhe të helmon si nepërkë.
33 Sytë e tu do të shohin çudira
dhe zemra jote do të thotë marrëzira.+
34 Do të bëhesh si ai që shtrihet në zemër të detit,
si ai që shtrihet në majë të direkut të anijes.
35 Do të thuash: «Më kanë goditur, por nuk kam ndier gjë;*
më kanë rrahur, por s’e kam marrë vesh.