Proverbat
2 Njeriu i mirë fiton miratimin e Jehovait,
por njeriu që kurdis plane të liga, merr ndëshkimin e Tij.+
3 Askush nuk gjen dot siguri me anë të ligësisë,+
por rrënjët e të drejtëve nuk do të shkulen kurrë.
4 Një grua e zonja është kurorë për të shoqin,+
por ajo që e turpëron, është si kalbësirë për kockat e tij.+
5 Mendimet e të drejtëve të çojnë në rrugën e duhur,
por udhëheqja e të ligjve të mashtron.
7 Njëherë që mposhten, të ligjtë zhduken,
por shtëpia e të drejtëve mbetet përherë.+
9 Më mirë të vlerësohesh pak, e të kesh një shërbëtor,
10 I drejti kujdeset për kafshët e veta,+
por mëshira që u tregon i ligu është veçse mizore.
12 Të ligjtë lakmojnë prenë e të tjerëve,*
por rrënjët e të drejtëve japin fryt.
13 Buzët e tij mëkatare e zënë në lak të ligun,+
por i drejti çlirohet nga hallet.
14 Nga fryti i gojës së vet* njeriu do të ngopet me të mira,+
dhe nga puna e duarve të tij do të shpërblehet.
17 Dëshmitari i besueshëm thotë të vërtetën,*
por dëshmitari i rremë mashtron.
18 Fjalët e pamenduara janë si goditje shpate,
por gjuha e të mençurve sjell shërim.+
19 Buzët e së vërtetës do të qëndrojnë përgjithmonë,+
kurse gjuha gënjeshtare do të zgjatë veç një çast.+
22 Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Jehovain,+
por ata që tregohen të besueshëm, i sjellin atij kënaqësi.
23 Njeriu mendjemprehtë nuk e tregon sheshit sa shumë di,*
kurse i marri i lëshon pa fre fjalët e pamenda të zemrës së vet.+
26 I drejti e zgjedh me kujdes kullotën* e vet,
por të ligjtë ndjekin shtigje që i çojnë në rrugë të shtrembër.
27 Përtaci nuk e ndjek prenë e vet,+
por i papërtuari është një thesar i çmuar.
28 Shtegu i drejtësisë të çon në jetë;+
në shtegun e saj nuk ka vdekje.