Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në muth-laben.* Këngë e Davidit.
א [Alef]
9 O Jehova, me gjithë zemër do të të lëvdoj,
për tërë veprat e tua të mrekullueshme do të flas!+
ב [Beth]
3 Kur armiqtë e mi të sprapsen,+
para teje do të bien e do të shuhen krejt,
4 sepse ti e mbron çështjen time të drejtë,
ti gjykon me drejtësi tek rri ulur në fronin tënd.+
ג [Gimel]
5 Ke qortuar kombe,+ ke shkatërruar të ligjtë,
emrin ua ke fshirë në jetë të jetëve.
6 Armikun e shkatërrove njëherë e mirë
dhe me themel qytetet ia shkule,
ndaj çdo kujtim i tij do të bjerë në harresë.+
ה [He]
7 Por Jehovai rri ulur në fron përgjithmonë;+
të patundur e ka bërë fronin, që me drejtësi të gjykojë.+
ו [Ua]
10 Ata që e njohin emrin tënd, do të kenë besim te ti.+
Ti, o Jehova, nuk do t’i braktisësh kurrë ata që të kërkojnë.+
ז [Zajin]
11 Këndojini lavde Jehovait që banon në Sion!
Shpallni mes popujve bëmat e tij!+
12 Ai do t’i kujtojë të munduarit dhe për gjakun e tyre do të marrë hak;+
jo, klithmën e tyre për ndihmë s’ka për ta harruar.+
ח [Heth]
13 O Jehova, ji zemërmirë me mua!
Shih sa po vuaj nga ata që më urrejnë!
Ti më nxjerr nga portat e vdekjes,+
14 që në portat e bijës së Sionit
të shpall gjithë bëmat e tua të lavdishme+
e për dorën tënde shpëtimtare të gëzoj.+
ט [Teth]
15 Kombet janë plandosur në gropën që vetë hapën,
këmbët u kanë ngecur në rrjetën që vetë fshehën.+
16 Jehovai njihet nga gjykimet që jep.+
Të ligun e kanë zënë në lak veprat e duarve të veta.+
Higaion.* (Selah)
י [Jod]
17 Të ligjtë do të sprapsen e do të shkojnë drejt Varrit,*
po, të gjitha kombet që e harrojnë Perëndinë.
18 Por të varfrit nuk do të lihen në harresë përgjithnjë,+
as zemërbutëve s’do t’u shuhen kurrë shpresat.+
כ [Haf]
19 Ngrihu, o Jehova! Mos e lër vdekatarin të triumfojë.
U gjykofshin kombet para syve të tu!+
20 Futju tmerrin, o Jehova!+
Le ta marrin vesh kombet që s’janë veçse vdekatarë. (Selah)