Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Këngë e Davidit.
8 O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën!
Lavdia jote qëndron ku e ku më lart se qiejt!*+
2 Përmes gojës së fëmijëve dhe të foshnjave+
u ke treguar kundërshtarëve ç’forcë ke,
që armiqve të tu mizorë t’ua mbyllësh gojën.
4 ç’është vdekatari që ta mbash në mendje?!
Ç’është biri i njeriut që të kujdesesh për të?!+
5 Ti e bëre pak më të ulët se engjëjt*
dhe e kurorëzove me lavdi e shkëlqim.
6 Ti ia besove gjithë veprat e duarve të tua,+
vure çdo gjë nën këmbët e tij:
7 gjithë kopetë dhe tufat e bagëtive,
madje edhe kafshët e egra,+
8 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,
gjithçka që përshkon shtigjet detare.
9 O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën!