Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela, të akorduara në sheminith.* Këngë e Davidit.
6 O Jehova, mos më korrigjo gjithë zemërim,
mos më ndreq me tërbim!+
2 Ji zemërmirë me mua,* o Jehova, se po sfilitem!
Jepmë forcë, o Jehova,+ se po më dridhen gjunjët!
4 Kthehu, o Jehova, e më çliro!+
Kush do të të lëvdojë në Varr?!*+
6 Ma lodhën shpirtin gjithë këto rënkime;+
me lot e mbuloj shtratin tim tërë natën,*
me të qara e mbyt krevatin.+
8 Shporruni të gjithë ju që bëni veç keq,
se Jehovai do ta dëgjojë ngashërimin tim;+
9 Jehovai do ta dëgjojë përgjërimin tim;+
Jehovai do ta pranojë lutjen time.
10 Tërë armiqtë e mi do të shtangen e me turp do të mbulohen,
dhe befas të poshtëruar do të sprapsen.+