Jobi
36 Elihu tha më tej:
2 «Bëj dhe pak durim me mua teksa të shpjegoj,
se kam ende diçka për të të thënë në emër të Perëndisë.
3 Do të tregoj gjithçka di,
dhe do të shpall se drejtësia i përket Bërësit tim.+
4 Vërtet, fjalët e mia nuk janë gënjeshtra;
tani para teje ke Atë që ka njohuri të përsosur.+
5 Vërtet, Perëndia është i fuqishëm+ e nuk hedh poshtë askënd;
ai ka aftësi të thellë për të kuptuar.
8 Por nëse janë nën vargonj
e të lidhur me litarët e mundimit,
9 ai u tregon hapur gjithë ç’kanë bërë,
fajet që kanë kryer nga krenaria.
10 Ua hap veshët për t’i ndrequr
dhe i nxit të heqin dorë nga e keqja.+
11 Nëse i binden dhe i shërbejnë,
kanë për t’i mbyllur ditët në begati,
dhe vitet e tyre do të jenë plot kënaqësi.+
13 Ata që janë të ligj* në zemër, ushqejnë mëri;
nuk thërrasin për ndihmë, edhe kur Ai u vë prangat.
15 Kurse të munduarit Perëndia* i shpëton nga vuajtjet;
ai ua hap veshët teksa janë nën shtypje.
16 Ai të nxjerr nga kthetrat e dëshpërimit,+
të çon në një vend të gjerë, pa kufij,+
dhe të ngushëllon me ushqim të zgjedhur në tryezën tënde.+
17 Atëherë do të kënaqesh kur të gjykohen të ligjtë,+
kur të jepet gjykimi dhe të vihet në vend drejtësia.
18 Por ki kujdes se mos nga tërbimi të mbushet zemra me ligësi,*+
dhe nga një ryshfet i majmë shkon në rrugë të shtrembër.
19 Përndryshe, a do të bënin punë thirrjet e tua për ndihmë?
A do të nxirrnin nga halli përpjekjet e tua të mëdha?+
20 Mos e dëshiro fort natën
kur njerëzit zhduken sysh nga vendet e tyre.
21 Mos zgjidh të bësh të keqen,
por zgjidh më mirë të durosh vuajtje.+
22 Ja, Perëndia madhërohet falë fuqisë së tij.
E ku ka mësues si ai?!
25 Mbarë njerëzimi i ka parë;
njeriu mund t’i soditë veçse nga larg.
27 Ai i tërheq lart pikat e ujit,+
dhe mjegulla që formohet prej tyre, kondensohet e kthehet në shi;
28 pastaj retë derdhen si rrebesh,+
e mbi gjithë njerëzimin shiu bie rrëmbyeshëm.
32 Në duart e veta e mban rrufenë
dhe e drejton që të godasë në shenjë.+
33 Bubullimat njoftojnë ardhjen e tij,
e madje edhe bagëtia tregon se kush* po vjen.