Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Jehovait.
36 Ëmbël i pëshpërit ligësia zemrës së të ligut,
e kurrfarë frike* nga Perëndia në sytë e tij nuk gjen,+
2 se në mendje ia bën qejfin vetes aq shumë,
sa fajin e vet s’e pikas dot e as e urren.+
3 Veç fjalë lënduese e mashtruese ka në gojë;
nuk ka gjykim të thellë që mirë të veprojë.
4 Edhe në shtrat kurdis veç të këqija,
në udhë të keqe rri e nuk largohet nga ligësia.
5 O Jehova, dashuria jote besnike deri në qiej shtrihet,+
besnikëria jote lart në re ngrihet!
O Jehova, ti i mban gjallë* njerëz dhe kafshë anembanë!+
7 Sa e çmuar është dashuria jote besnike, o Perëndi!+
Nën hijen e krahëve të tu, gjen strehë çdo njeri.+
8 Me bollëkun e shtëpisë sate ata ngopen,+
me lumin e mirësisë sate ti etjen ua shuan,+
9 se veç ti je burimi i jetës;+
po, me anë të dritës sate, ne mund të shohim dritën.+
10 Tregoju pareshtur dashuri besnike atyre që të njohin,+
11 Mos lejo që këmba e fodullëve mbi mua të rëndojë;
mos lejo që dora e të ligjve larg të më dëbojë.
12 Ja ata që bëjnë veç keq, ja tek bien;
përdhe kanë rënë e më s’mund të ngrihen.+