Isaia
59 Dora e Jehovait nuk është aq e shkurtër sa të mos shpëtojë dot,+
dhe veshi i tij nuk është aq i pandjeshëm* sa të mos dëgjojë dot.+
2 Përkundrazi, fajet tuaja ju kanë ndarë nga Perëndia juaj,+
prej mëkateve tuaja, ai i ka larguar sytë nga ju,*
e ai nuk pranon t’ju dëgjojë,+
3 sepse duart i keni përlyer me gjak+
dhe gishtërinjtë me faj.
Buzët tuaja thonë gënjeshtra,+ dhe gjuha juaj pëshpërit padrejtësi.
4 Asnjë nuk e ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë+
dhe asnjë nuk flet në gjyq me vërtetësi.
Përkundrazi, besojnë përralla*+ dhe thonë fjalë të kota.
Ngjizin telashe dhe pjellin të këqija.+
5 Ata çelin vezë gjarpri helmues
dhe endin rrjetë merimange.+
Kush i ha vezët e tyre vdes,
e nga veza e shtypur del një nepërkë.
6 Rrjeta e merimangës që endin, nuk do t’u vlejë për veshje,
as do të mbulohen me atë që kanë bërë.+
Veprat e tyre janë të këqija
e duart i kanë të shkathëta për akte dhune.+
7 Këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes;
ata nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm.+
Mendimet i kanë të këqija;
në rrugët e tyre ka rrënim e shkatërrim.+
8 Udhën e paqes nuk e kanë njohur,
në shtigjet e tyre nuk ka drejtësi.+
Udhët e veta i shtrembërojnë;
kush shkel nëpër to, nuk do të ketë paqe.+
9 Prandaj drejtësia është larg nesh
dhe e drejta nuk arrin deri te ne.
Presim dritë, por ja, errësirë;
presim shkëlqim, por vazhdojmë të ecim në terr.+
10 Kërkojmë murin me të prekur si të verbrit,
kërkojmë si ata që janë pa sy.+
Pengohemi në mesditë sikur të ishte muzgu i mbrëmjes;
jemi si të vdekur mes të fortëve.
11 Që të gjithë hungërijmë si arinj
dhe gugatim vajtueshëm si pëllumba.
Shpresojmë për drejtësi, por drejtësi s’ka;
shpresojmë për shpëtim, por ai është shumë larg nesh,
12 sepse rebelimet tona janë të shumta para teje;+
çdo mëkat yni dëshmon kundër nesh.+
Mbajmë mbi vete rebelimet tona,
dhe fajet i dimë mirë.+
13 Po, kemi kryer shkelje* dhe kemi mohuar Jehovain;
Perëndisë tonë i kemi kthyer shpinën.
Kemi folur për shtypje e rebelim;+
kemi sajuar* gënjeshtra e kemi pëshpëritur në zemër fjalë të pavërteta.+
14 Drejtësinë e detyrojmë të sprapset,+
e ajo që është e drejtë qëndron larg;+
sepse e vërteta* pengohet në shesh,
e drejta nuk hyn dot.
16 Ai pa se nuk kishte asnjë që të ndihmonte,
u befasua që asnjë nuk ndërhynte.
Veshi rrobat e hakmarrjes,+
zelli e mbështolli si një pelerinë.
18 Ai do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre:+
kundërshtarët me tërbim, armiqtë me shpagim.+
Ishujve do t’ua kthejë siç e meritojnë.
19 Nga perëndimi i diellit do ta nderojnë thellësisht emrin e Jehovait*
dhe nga lindja e diellit lavdinë e tij,
sepse Jehovai do të vijë si një lumë i rrëmbyeshëm,
të cilin e shtyn fryma e tij.
20 «Riblerësi+ do të vijë+ në Sion
dhe te pasardhësit e Jakobit që heqin dorë nga shkeljet,+—thotë Jehovai.
21 Kjo është besëlidhja ime me ta,+—thotë Jehovai. ‘Fryma ime është mbi ty dhe fjalët që të kam vënë në gojë nuk do të hiqen nga goja jote, nga goja e fëmijëve të tu* dhe nga goja e nipërve të tu,* tani e përgjithmonë’,—thotë Jehovai.