Psalmi
Psalm i Davidit. Këngë.
101 Për dashurinë besnike dhe drejtësinë do të këndoj.
Ty, o Jehova, do të të lëvdoj me këngë.*
2 Do të eci në udhën e pafajësisë* e të maturisë.
Kur do të më vish në ndihmë?
Edhe brenda shtëpisë sime do të eci në udhën tënde me një zemër plot integritet.*+
3 Para syve të mi nuk do të vë asgjë të kotë.*
4 Do t’i mbaj larg njerëzit me zemër dredharake;
nuk do të pranoj të merrem me* asnjë të keqe.
5 Do t’ia mbyll gojën* atij që shpif për shokun prapa krahëve;+
do ta kem zët atë që ka sy krenarë dhe zemër arrogante.
6 Do t’i shoh me sy të mirë gjithë besnikët në vend,
që ata të banojnë bashkë me mua.
Kush ecën në udhën e pafajësisë,* do të më shërbejë.
7 Asnjë mashtrues s’do të banojë në shtëpinë time;
asnjë gënjeshtar s’do të rrijë para meje.*