Proverbat
4 Bijtë e mi, vërjani veshin disiplinës atërore,+
kushtojini vëmendje, që të fitoni aftësi për të kuptuar,
2 sepse do t’ju jap udhëzime të mira.
4 Ai më mësonte e më thoshte: «Zemra jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+
Zbatoji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+
5 Fito mençuri, fito aftësi për të kuptuar;+
mos i harro dhe mos i shpërfill fjalët e mia.
6 Mos e braktis mençurinë, dhe ajo do të të ruajë,
duaje, dhe do të të mbrojë.
7 Mençuria është gjëja më e rëndësishme,*+ prandaj fito mençuri,
dhe ndër gjithë gjërat që fiton, fito aftësi për të kuptuar.+
8 Vlerësoje shumë mençurinë, dhe ajo do të të lartësojë;+
ajo do të të nderojë, sepse e ke pranuar krahëhapur.+
9 Do të të vërë në kokë një kurorë të hijshme lulesh,
do të të stolisë me një kurorë bukurie.»
10 Dëgjoji, biri im, dhe pranoji fjalët e mia,
dhe vitet e jetës sate do të bëhen të shumta.+
12 Kur të ecësh, s’do të të pengohen hapat,
dhe nëse vrapon, nuk do të të merren këmbët.
13 Rroke disiplinën e mos e lër të ikë,+
ruaje sepse do të thotë jetë për ty.+
14 Mos hyr në shtegun e të ligjve
dhe mos ec në udhën e të këqijve.+
16 sepse të ligjtë nuk flenë dot po të mos bëjnë keq,
nuk i zë gjumi po të mos i bëjnë gropën tjetrit.
17 Ata ushqehen me bukën e ligësisë
dhe pinë verën e dhunës.
18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit,
që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+
19 Udha e të ligjve është si terri,
ja pse nuk e kuptojnë çfarë i pengon.
20 Biri im, kushtoju vëmendje fjalëve të mia,
dëgjoji me kujdes* thëniet e mia.
21 Mos i humb nga sytë
e ruaji thellë në zemër,+
22 sepse ato janë jetë për këdo që ua vë veshin+
dhe shëndet për gjithë trupin.
23 Më shumë se çdo gjë tjetër ruaj zemrën,+
sepse prej saj dalin burimet e jetës.
24 Flaki tej fjalët dredharake+
dhe qëndroji sa më larg të folurit hileqar.
25 Sytë e tu duhet të shikojnë drejt përpara,
po, nguli sytë drejt përpara teje.+
27 Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+
Largoji këmbët nga e keqja!