Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit.
«S’ka Jehova!»+
2 Por Jehovai i vështron nga qielli bijtë e njerëzve,
për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,
nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+
3 Të gjithë kanë dalë nga udha,+
të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi.
S’ka asnjë që të bëjë të mirën,
jo, as edhe një.
4 Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë keq?
Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,
e Jehovain nuk e kërkojnë.
6 Ju që bëni veç keq, kërkoni t’ua prishni planet të përvuajturve,
por Jehovai është streha e tyre.+
7 Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+
Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraeli
kur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!