Jobi
37 Kur mendoj për këtë,
zemra më rreh fort, më përpëlitet në kraharor.
2 Dëgjojeni me vëmendje uturimën e zërit të tij
dhe bubullimën që del nga goja e tij.
3 Nën tërë qiejt dëgjohet ushtima e saj;
në mbarë skajet e tokës vezullon vetëtimat e tij.+
4 E më pas dëgjohet një gjëmim;
zëri i tij madhështor si bubullimë gjëmon,+
dhe vetëtimat s’ka gjë që t’i ndalë kur dëgjohet zëri i tij.
7 Atëherë Perëndia ia lidh* duart njeriut,
që veprat e Tij t’i njohin të gjithë vdekatarët.
8 Kafshët e egra shkojnë në strofkat e tyre
e në skuta të errëta struken.
11 Po, i ngarkon retë e dendura me lagështi,
e mes reve i shpërndan vetëtimat e tij.+
12 Ato enden andej-këtej, ku t’i drejtojë ai;
mbi faqen e dheut bëjnë çfarë t’ju urdhërojë ai.+
13 Ai i përdor+ retë për të ndëshkuar,*+
për të sjellë shi mbi tokë a për të treguar dashuri besnike.
14 Dëgjoje këtë, o Job;
ndalu dhe mendo thellë për veprat e mrekullueshme të Perëndisë.+
15 A e di ti si i drejton* Perëndia retë?
Si bën që prej tyre të shndritë vetëtima?
16 A e di ti si pluskojnë retë në qiell?+
Këto janë veprat e mrekullueshme të Atij që ka njohuri të përsosur.+
17 Pse janë të ngrohta rrobat e tua
kur fryn juga+ e toka bie në qetësi?
19 Na trego ti si t’i përgjigjemi,
se ne s’themi dot asnjë fjalë, ngaqë jemi në errësirë.
20 A guxoj t’i them Perëndisë se dua të flas me të?
Mos ka thënë njeri diçka aq të rëndësishme sa Ai ta dëgjojë?+
21 Njerëzit as dritën* nuk e shohin dot, ndonëse shndrit në qiell,
po të mos kalojë era e të largojë retë.
22 Nga veriu vjen një shkëlqim i artë;
madhështia e Perëndisë+ të lë gojëhapur.
23 Ne nuk arrijmë ta kuptojmë të Plotfuqishmin;+
ai ka fuqi të jashtëzakonshme+
dhe nuk e shkel kurrë drejtësinë e tij të madhe+ kur gjykon.+
24 Prandaj njerëzit duhet të kenë nderim të thellë për të.*+
Ai nuk miraton asnjë nga ata që e mbajnë veten për të mençur.»*+