Jobi
4 Kush mund të lindë i pastër nga një i papastër?+
Askush!
5 Ditët e njeriut janë të numëruara
dhe numrin e muajve të tij, e ke ti në dorë;
ke vënë një kufi që ai të mos e kalojë.+
6 Hiqi sytë nga ai, që të gjejë pak çlodhje
e ta mbyllë ditën ashtu si një mëditës.+
7 Edhe për një pemë ka shpresë;
nëse pritet, ajo mbin sërish,
dhe prej saj vazhdojnë të dalin filiza.
8 Edhe sikur t’i vjetrohen rrënjët në dhé
e trungu t’i thahet në tokë,
9 me të ndier erën e ujit, ajo mbin;
nxjerr degë si të ishte bimë e re.
11 Ashtu si firojnë ujërat e detit dhe lumi thahet e shteron,
12 edhe njeriu shtrihet e nuk ngrihet më.+
Për sa kohë të jetë qielli, ai nuk do të çohet
e nga gjumi nuk do të zgjohet.+
13 Ah, sikur të më fshihje në Varr!*+
Të më fshihje, derisa të të kalonte zemërimi!
Të vije një afat e të më kujtoje!+
14 Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?+
15 Ti do të më thërrasësh, e unë do të të përgjigjem.+
Do të kesh mall për veprën e duarve të tua.
16 Por tani ti m’i numëron hapat një nga një,
kërkon të gjesh veç mëkatin tim.
17 Shkeljen* time e mbyll në një torbë,
e në të fajin tim e vulos me rrëshirë.
18 Ashtu si mali shembet e thërrmohet,
dhe shkëmbi lëviz nga vendi,
19 ashtu si uji gërryen gurin
dhe vërshon duke marrë para dheun,
edhe ti ia shuan shpresat vdekatarit.
20 Ti e vë përfund derisa të vdesë,+
e shfytyron dhe e flak tutje.
21 Në i nderofshin bijtë e tij, ai s’ka për ta marrë vesh;
në i poshtërofshin, ai s’ka për ta kuptuar.+
22 Provon dhembje vetëm kur është gjallë
dhe vajton vetëm kur është ende në jetë.»