Psalmi
Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
84 Sa e dua tabernakullin tënd të madhërishëm,*+ o Jehova i ushtrive!
2 Shpirti im ka mall, o Jehova,
po, shpirti më digjet për oborret e tua.+
Për Perëndinë e gjallë lëshoj britma gëzimi me gjithë shpirtin e forcën time.
3 Edhe zogu e ka gjetur një shtëpi atje,
edhe dallëndyshja një fole për të vegjlit e saj,
pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova i ushtrive,
Mbreti im dhe Perëndia im!
4 Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde!+
Ata pareshtur të lëvdojnë.+ (Selah)
5 Lum ata që e gjejnë forcën te ti,+
që i kanë në zemër rrugët që të çojnë në shtëpinë tënde.
6 Tek kalojnë Luginën e Bakës,*
në një vend plot burime e shndërrojnë;
shiu i hershëm e mbulon* me bekime.
7 Ata ecin e ecin, por fuqia s’u shteron;+
në Sion gjithsecili del para Perëndisë.
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive, vërja veshin lutjes sime;
o Perëndi i Jakobit, më dëgjo! (Selah)
9 Shih, o Perëndia ynë, o mburoja jonë!*+
Shihe me buzëqeshjen tënde miratuese të mirosurin* tënd!+
10 Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë gjetiu.+
Në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim zgjodha të qëndroja,*
sesa të banoja në tendat e të ligjve.
12 O Jehova i ushtrive,
lum njeriu që ka besim te ti!+