Proverbat
3 Guri është i rëndë, e po ashtu edhe rëra,
por acarimi që shkakton i marri, të rëndon më shumë se të dy bashkë.+
5 Më mirë një korrigjim i hapur, se një dashuri e fshehur.+
7 Kush është* i ngopur, i bën naze* mjaltit të hojeve,
por atij që ka uri,* edhe ajo që është e hidhur i duket e ëmbël.
8 Si një zog që endet* larg folesë së tij,
është ai që endet larg shtëpisë së vet.
10 Mos e braktis shokun tënd, as shokun e babait tënd,
e në ditë të keqe, mos shko në shtëpinë e vëllait tënd,
sepse është më mirë një fqinj pranë, se një vëlla larg.+
13 Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;
14 Nëse i uron shëndet* tjetrit me zë të lartë në mëngjes herët,
do t’i duket sikur po e mallkon.
16 Kush mund ta mbajë atë nën fre,
mund të mbajë nën fre erën e të kapë vajin me dorë.*
18 Kush kujdeset për fikun, do t’ia shijojë frytet,+
dhe kush kujdeset për zotërinë e tij, do të nderohet.+
19 Siç pasqyron uji fytyrën e njeriut,
edhe zemra e njërit pasqyron zemrën e tjetrit.
21 Siç rafinohet argjendi në kazan dhe ari në furrë,+
edhe njeriu vihet në provë* nga lëvdatat që merr.
22 Edhe nëse e bën të marrin grimca-grimca me një shtypëse
si grurë të thërrmuar në havan,*
marrëzia nuk do t’i largohet.
23 Duhet ta njohësh mirë gjendjen e kopesë sate.
25 Bari i gjelbër thahet, bari i ri mbin,
dhe bimësia e maleve mblidhet për bagëtinë.
26 Nga deshtë e rinj do të sigurosh veshje,
dhe nga cjeptë, çmimin e arës;
27 do të kesh edhe mjaft qumësht dhie për ushqim,
për të ushqyer familjen dhe shërbëtoret e tua.