Proverbat
20 Vera të bën qesharak+ dhe alkooli të pashtruar;+
kushdo që del nga rruga e drejtë prej tyre, nuk është i mençur.+
2 Tmerri që ngjall mbreti, është si ulërima e luanit;*+
kush provokon zemërimin e tij, rrezikon jetën e vet.+
5 Mendimet* e zemrës së njeriut janë si ujëra të thella,
por njeriu me aftësi dalluese i nxjerr në sipërfaqe.
6 Shumë thonë se kanë dashuri besnike,
por kush mund të gjejë një njeri vërtet besnik?!
7 I drejti ecën me integritet.*+
Sa të lumtur janë fëmijët* e tij!+
9 Kush mund të thotë:
«E kam pastruar zemrën,+ jam i kulluar, pa mëkat.»+
12 Si veshin që dëgjon, edhe syrin që shikon,
që të dy i ka bërë Jehovai.+
14 «S’qenka gjë, s’qenka gjë!»—thotë blerësi,
pastaj largohet dhe mburret për blerjen.+
16 Nëse një burrë del garant për një të panjohur, merri rrobën;+
17 Buka e fituar me hile, i shijon njeriut,
por pastaj ia lë gojën plot zhavorr.+
19 Kush e ka gjuhën të gjatë,* shkon vërdallë për të treguar bisedat e bëra në mirëbesim.*+
Mos u shoqëro me një që vdes të merret me thashetheme!*
20 Atij që mallkon babanë dhe nënën,
do t’i shuhet llamba kur të bjerë errësira.+
21 Trashëgimia e fituar me lakmi në fillim,
s’ka për të qenë bekim në fund.+
22 Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen me të keqe!»+
Shpreso te Jehovai,+ dhe ai do të të shpëtojë.+
23 Peshat me hile janë të neveritshme* për Jehovain,
dhe peshoret e rreme janë të këqija për të.
24 Jehovait i takon të drejtojë hapat e njeriut.+
Si mund ta dallojë, pra, njeriu udhën e vet?*
25 Është lak për njeriun të thotë pa u menduar: «Është e shenjtë!»,+
dhe t’i shqyrtojë zotimet vetëm pasi t’i ketë marrë.+
27 Fjalët* e njeriut janë llamba e Jehovait,
e cila hedh dritë në skutat më të thella të zemrës.