Proverbat
31 Fjalët e mbretit Lemuel, mesazhi me peshë që i dha e ëma për ta mësuar:+
4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lemuel,
nuk u ka hije të pinë verë,
as sundimtarëve të thonë: «Ku e kam gotën?»,+
5 që të mos pinë e të harrojnë ç’është dekretuar
dhe t’ua cenojnë të drejtat të përvuajturve.
7 Le të pinë e ta harrojnë varfërinë;
le të mos i kujtojnë më hallet.
8 Ngrije zërin për të pagojët,
mbroji të drejtat e atyre që janë në prag të vdekjes.+
א [Alef]
10 Kush mund të gjejë një grua të zonjën?*+
Ajo vlen ku e ku më shumë se koralet.*
ב [Beth]
11 I shoqi i beson me gjithë shpirt,
dhe atij nuk i mungon asgjë.
ג [Gimel]
12 Gjithë ditët e jetës së saj
ia shpërblen me të mira, e jo me të këqija.
ד [Daleth]
13 Ajo gjen li dhe lesh,
e kënaqet kur punon me duart e veta.+
ה [He]
14 Si anijet e tregtarëve,+
ajo e sjell ushqimin nga larg.
ו [Ua]
ז [Zajin]
16 Ia vë syrin një are dhe e blen;
mbjell një vresht me frytin e duarve të saj.*
ח [Heth]
ט [Teth]
18 E dallon që tregtia po i shkon mbarë,
prandaj nuk e shuan llambën as natën.
י [Jod]
כ [Haf]
20 U bëhet krah të përvuajturve,
dhe është dorëhapur me të varfrit.+
ל [Lamed]
21 Nuk merakoset për njerëzit e shtëpisë kur bie borë,
sepse të gjithë janë veshur me rroba të ngrohta.*
מ [Mem]
22 I bën kuvertat me duart e veta;
rrobat i ka prej linoje dhe leshi në ngjyrë të purpurt.*
נ [Nun]
23 I shoqi është njeri me emër te portat e qytetit,+
ku ulet mes pleqve të vendit.
ס [Sameh]
24 Ajo bën dhe shet veshje linoje*
dhe i furnizon tregtarët me breza.
ע [Ajën]
25 Ajo është e veshur me fuqi dhe shkëlqim,
dhe e pret të ardhmen pa frikë.*
פ [Pe]
צ [Cade]
27 I mban sytë hapur, që të shohë ç’ndodh në shtëpinë e saj,
dhe nuk ha bukën e përtacisë.+
ק [Kof]
28 Fëmijët e saj ngrihen e me respekt e lëvdojnë;
i shoqi çohet dhe e lavdëron me këto fjalë:
ר [Resh]
29 «Ka shumë gra të zonja,*
por ti ua kalon të gjithave!»
ש [Shin]
30 Hijeshia mund të jetë mashtruese dhe bukuria kalimtare,*+
por gruaja që ka nderim të thellë për Jehovain,* do të lëvdohet.+
ת [Ta]