Psalmi
105 Falënderoni Jehovain!+ Lëvdoni emrin e tij!
Bëjuni jehonë veprave të tij mes popujve!+
2 Këndojini atij e thurini lavde!*
Mendoni thellë* për tërë veprat e tij të mrekullueshme!+
3 Mburruni për emrin e tij të shenjtë!+
Iu gëzoftë zemra atyre që kërkojnë Jehovain!+
4 Kërkoni Jehovain+ dhe forcën e tij!
Kërkoni pëlqimin* e tij pareshtur!
5 Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer!
Kujtoni mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që ka shpallur,+
6 të gjithë ju pasardhës* të Abrahamit, shërbëtorit të tij,+
ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+
7 Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+
Ai jep vendime gjyqësore për gjithë tokën.+
8 E kujton përgjithmonë besëlidhjen e tij,+
premtimin që bëri,* për një mijë breza,+
9 po, besëlidhjen që lidhi me Abrahamin+
dhe betimin që i bëri Isakut,+
10 të cilin ia konfirmoi Jakobit me anë të një dekreti,
si një besëlidhje të pandryshueshme për Izraelin,
11 duke thënë: «Ty do të ta jap Kananin,+
që të jetë trashëgimia jote.»+
13 Ata u endën nga njëri komb në tjetrin,
nga një mbretëri në një popull tjetër.+
14 Ai nuk lejoi asnjë që t’i shtypte,+
përkundrazi qortoi mbretër për hir të tyre+
15 dhe tha: «Mos i prekni të mirosurit* e mi
e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.»+
17 Përpara tyre dërgoi një njeri,
Jozefin që ishte shitur si skllav.+
18 Këmbët ia vunë* nën vargonj,+
qafën* ia lidhën me zinxhirë,
19 thënia e Jehovait e rafinoi deri kur doli e vërtetë fjala e tij.+
20 Mbreti dha urdhër që ta çlironin,+
po, sundimtari i popujve e liroi nga burgu.
21 E bëri zot të shtëpisë së vet dhe e caktoi mbi tërë pronën e tij,+
22 që të kishte autoritet të plotë mbi* princat e tij,
e t’u jepte mençuri të moshuarve të tij.+
23 Pastaj Izraeli vajti në Egjipt,+
dhe Jakobi jetoi si i huaj në vendin e Kamit.
24 Perëndia e bëri popullin e tij shumë të frytshëm+
dhe e bëri më të fuqishëm se kundërshtarët e vet.+
25 Ai lejoi që armiqtë ta urrenin popullin e tij
e të komplotonin kundër shërbëtorëve të tij.+
27 Ata kryen shenjat e tij mes tyre,
bënë mrekullitë e tij në vendin e Kamit.+
28 Ai dërgoi terrin, dhe errësira pllakosi gjithë vendin;+
ata* nuk ngritën krye kundër fjalëve të tij.
29 Ujërat e egjiptianëve i shndërroi në gjak,
dhe gjithë peshqve jetën ua shoi.+
30 Mizëri bretkosash vendin e mbuluan,+
e madje zunë vend në dhomat mbretërore.
31 Zekthave dhe harrjeve u dha urdhër
që t’ua pushtonin territorin cep më cep.+
33 Me të i goditi hardhitë dhe fiqtë,
copë-copë i bëri gjithë pemët në vendin e tyre.
34 Me urdhër të tij, karkalecat u dyndën,
në vend vërshuan larva të panumërta,+
35 që përpinë gjithë bimësinë, po, tërë prodhimin e tokës.
38 Egjiptin s’e mbante vendi nga gëzimi kur ata u larguan,
42 Se Ai e kujtoi premtimin e shenjtë,
premtimin që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij.+
43 Prandaj e nxori popullin e tij me britmë gëzimi,+
të zgjedhurit e vet me brohoritje të hareshme.
45 Gjithçka e bëri që ata të zbatonin dekretet e tij,+
që të respektonin ligjet e tij.
Lëvdoni Jah!*