Përmbajtja e Psalmeve
«Jehovai është Bariu im»
«S’do të më mungojë asgjë» (1)
«Shpirtin ma freskon» (3)
«Kupën ma mbush plot e përplot» (5)
Këngë e Davidit.
23 Jehovai është Bariu im,+
ndaj s’do të më mungojë asgjë.+
2 Ai më çon të prehem në livadhe plot bar,
më prin në vende të qeta plot ujë.+
3 Shpirtin ma freskon,+
e për hir të emrit të tij, më prin+ nëpër shtigjet e drejtësisë.
4 Ndonëse eci nëpër luginën e territ,+
nuk kam frikë nga asnjë e keqe,+ sepse ti je me mua, o Perëndi;+
shkopi e kërraba jote më japin zemër.
5 Ti ma shtron tryezën+ në sy të armiqve të mi,
e kokën ma lyen me vaj e ma freskon;+
kupën ma mbush plot e përplot.+
6 E di mirë se mirësia dhe dashuria besnike do të më shoqërojnë çdo ditë të jetës,+
e në shtëpinë e Jehovait do të banoj gjithë jetën.+