BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqipe e shenjave
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq kap. 103
  • Kush është Jehovai?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush është Jehovai?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A4 Emri i Perëndisë në Shkrimet Hebraike
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq kap. 103
Duke parë me lupë Tetragramin në një dorëshkrim të lashtë

Kush është Jehovai?

Përgjigjja e Biblës

Jehovai është Perëndia i vërtetë i Biblës, Krijuesi i gjithçkaje. (Zbulesa 4:​11) Profetët Abraham dhe Moisi e adhuruan, ashtu si edhe Jezui. (Zanafilla 24:27; Dalja 15:1, 2; Gjoni 20:17) Ai është Perëndia i ‘mbarë tokës’, jo vetëm i një populli.​—Psalmi 47:2.

Jehova është emri unik i Perëndisë, siç tregohet në Bibël. (Dalja 3:​15; Psalmi 83:18) Ai vjen nga një folje në hebraisht që do të thotë «të bëhet» dhe disa studiues mendojnë se ky emër do të thotë «Ai shkakton të bëhet». Ky përkufizim i përshtatet më së miri rolit të Jehovait si Krijuesi dhe Realizuesi i qëllimit të tij. (Isaia 55:10, 11) Bibla na ndihmon të njohim personin që qëndron pas emrit Jehova e sidomos cilësinë e tij mbizotëruese: dashurinë.​—Dalja 34:5-7; Luka 6:35; 1 Gjonit 4:8.

Emri Jehova është përkthimi në shqip i emrit të Zotit nga hebraishtja, nga katër shkronjat יהוה (JHVH), që njihen si Tetragrami. Megjithëse shqiptimi i saktë i emrit hyjnor në hebraishten e lashtë nuk dihet, emri Jehova është përdorur prej kohësh në shqip. Për shembull, ai gjendet në përkthimin e Biblës nga Kristoforidhi, që filloi aty nga mesi i shekullit të 19-të.a

Pse është i panjohur shqiptimi i emrit të Perëndisë në hebraishten e lashtë?

Hebraishtja e lashtë shkruhej vetëm me bashkëtingëllore, pa zanore. Kur hebraishtfolësit lexonin në këtë gjuhë, arrinin t’i vendosnin kollaj zanoret e duhura. Megjithatë, pasi mbaruan Shkrimet Hebraike (Dhiata e Vjetër), disa judenj përvetësuan bindjen bestyte se ishte e gabuar ta shqiptoje emrin personal të Perëndisë. Kur lexonin me zë një shkrim që përmbante emrin e Perëndisë, e zëvendësonin me fjalë, si «Zot» ose «Perëndi». Kjo bestytni u përhap me kalimin e shekujve dhe humbi mënyra si shqiptohej ky emër në lashtësi.b

Disa mendojnë se emri hyjnor shqiptohej «Jahve», kurse të tjerë sugjerojnë se shqiptohet ndryshe. Një nga Rrotullat e Detit të Vdekur që përmbante një pjesë të Levitikut në greqisht e transliteronte Iao. Shkrimtarët e hershëm grekë sugjerojnë edhe shqiptimet Iae, Iabé dhe Iaoué, por asnjë prej tyre nuk mund të provohet se ka qenë shqiptimi që përdorej në hebraishten e lashtë.c

Koncepte të gabuara për emrin e Perëndisë në Bibël

Koncept i gabuar: Përkthimet që përdorin emrin «Jehova» e kanë shtuar vetë këtë emër.

Fakt: Fjala hebraike për emrin e Perëndisë në formën e Tetragramit shfaqet rreth 7.000 herë në Bibël.d Shumë përkthime e heqin emrin e Perëndisë në mënyrë arbitrare dhe e zëvendësojnë me tituj, si «Zotëri».

Koncept i gabuar: Perëndia i Plotfuqishëm nuk ka nevojë për një emër të përveçëm.

Fakt: Vetë Perëndia frymëzoi shkrimtarët e Biblës ta përdornin me mijëra herë emrin e tij, dhe kërkon nga adhuruesit e tij që ta përdorin këtë emër. (Isaia 42:8; Joeli 2:​32; Malakia 3:​16; Romakëve 10:13) Në fakt, Perëndia i dënoi profetët e rremë të cilët bënë përpjekje që njerëzit ta harronin emrin e tij.​—Jeremia 23:27.

Koncept i gabuar: Sipas traditës judaike, emri i Perëndisë duhet hequr nga Bibla.

Fakt: Është e vërtetë se disa skribë judenj nuk donin ta shqiptonin emrin e Perëndisë. Gjithsesi nuk e hoqën nga kopjet e tyre të Biblës. Sidoqoftë, Perëndia nuk do që të ndjekim tradita njerëzore që nuk u përmbahen urdhërimeve të tij.​—Mateu 15:​1-3.

Koncept i gabuar: Emri hyjnor nuk duhet përdorur në Bibël meqë nuk dihet me saktësi si shqiptohej në hebraisht.

Fakt: Ky arsyetim lë të nënkuptohet se Perëndia pret që njerëzit ta shqiptojnë fiks njësoj emrin e tij, edhe pse flasin gjuhë të ndryshme. Ama Bibla tregon se adhuruesit e Perëndisë në të shkuarën që flisnin gjuhë të ndryshme, i shqiptonin ndryshe emrat e përveçëm.

Për shembull mendo për Josiun, gjykatësin izraelit. Të krishterët e shekullit të parë që flisnin hebraisht duhet ta kenë shqiptuar emrin e tij Jehohshúaʽ, kurse ata që flisnin greqisht duhet ta kenë shqiptuar Iesoús . Në Bibël dokumentohet përkthimi në greqisht i emrit hebraik të Josiut, e kjo tregon se të krishterët me arsyetueshmëri përdorën atë formë të emrave të përveçëm që ishte e zakonshme në gjuhën e tyre.​—Veprat 7:​45; Hebrenjve 4:8.

I njëjti parim vlen edhe për përkthimin e emrit hyjnor. Vendosja e emrit të Perëndisë në vendin që i takon në Bibël ka shumë më tepër rëndësi se shqiptimi i saktë.

a Kristoforidhi dhe Diodati i Ri (1991-1994) përdorin formën «Jehovah», kurse Simon Filipaj përdor formën «Jahve».

b Në botimin e dytë të New Catholic Encyclopedia, vëllimi 14, faqet 883-​884, thuhet: «Pak pasi mbaroi Mërgimi, emri Jahveh nisi të konsiderohej i denjë për nderim tejet të veçantë dhe prandaj u bë zakon të zëvendësohej me fjalët ADONAI ose ELOHIM.»

c Për më shumë informacion shih pjesën 1 te broshura Ndihmë për të studiuar Fjalën e Perëndisë.

d Shih Theological Lexicon of the Old Testament, vëllimi 2, faqet 523-​524.

    Botimet në gjuhën shqipe të shenjave (2005-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqipe e shenjave
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo