BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/97 f. 8-10
  • Përballimi i sfidës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përballimi i sfidës
  • Zgjohuni!—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Prindërit që janë një ndikim i mirë
  • Përballimi me sukses i sfidës
  • Pranoni sigurimet e Jehovait për jetën
  • Ç’gjë e formon qëndrimin tuaj?
    Zgjohuni!—1997
  • Ndryshimi i qëndrimeve ngre pyetje të reja
    Zgjohuni!—1997
  • Marrëdhëniet seksuale para martesës
    Zgjohuni!—2013
  • A jam gati për t’u shoqëruar me dikë të seksit të kundërt?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
Shih më tepër
Zgjohuni!—1997
g 3/97 f. 8-10

Përballimi i sfidës

MËSYMJA mbi moralin seksual nis që në moshë të njomë me vënien në dispozicion të televizorit, librave, revistave, filmave dhe muzikës, ku një rol të madh e luan seksi. Të rinjtë janë të nxitur për të adoptuar modele të sjelljes seksuale të të rriturve, pa mbrojtjen e stabilitetit emocional. Disa prindër e shtojnë madje presionin seksual, duke lejuar shoqërimin me seksin e kundërt që në moshë të re. Presioni nga bashkëmoshatarët inkurajon shoqërimin e këtij lloji dhe shumë të rinj që kanë një person me të cilin frekuentohen vazhdimisht, shpejt e lënë pas vigjilencën dhe bëhen seksualisht aktivë. «Sa e zakonshme është . . . për një vajzë të re adoleshente, e cila ndihet e padashur nga prindërit e saj . . . të bjerë në një përqafim seksual me të dashurin e saj, me bindjen e gabuar se ajo do t’i sjellë dashuri dhe intimitet»,—vërejti Luter Baker, profesor në fushën e studimeve familjare.

Të rinjtë priren t’i jetojnë vitet e tyre të adoleshencës si vërsuljen e tyre të fundit në jetë për përmbushjen e dëshirave, në vend se si një përgatitje për jetën. Sipas asaj që tha profesor Baker, «të dashuruar pas aftësisë së tyre të re dhe të bindur nga bashkëmoshatarët se zotësia seksuale është mënyra për t’u quajtur burrë, shumë të rinj bëhen grabitqarë seksualë» në adoleshencë. Rreth 30 vjet më parë, historiani Arnold Toinbi vajtoi këtë pabesi që është duke u bërë me rininë tonë, pasi besonte që historia ka treguar se pjesë të intelektit të botës moderne perëndimore kanë buruar nga prirja për të shtyrë në një kohë më të vonë ‘zgjimin seksual’ të adoleshentëve, duke i bërë ata të përqendrohen në përftimin e njohurisë.

Prindërit që janë një ndikim i mirë

Prindërit që nuk i lejojnë adoleshentët të shoqërohen me seksin e kundërt për t’u zbavitur, tregojnë kujdes të vërtetë për shëndetin dhe lumturinë e ardhshme të fëmijëve të tyre. Duke pasur norma të larta morale dhe duke mbajtur një komunikim të mirë, ata mund të ndikojnë në jetën e fëmijëve të tyre. Sipas Journal of Marriage and the Family, kërkimet mbi sjelljen seksuale të të rinjve tregojnë se «ky ndikim mund të bëjë që fëmijët të vonojnë aktivitetin seksual».

Rezultatet më të mira merren nga ata prindër që rrënjosin një ndjenjë të fortë vetëdisiplinimi dhe përgjegjësie tek fëmijët e tyre. «Kur adoleshentët dhe prindërit e tyre u përmbahen vlerave që e vënë theksin mbi përgjegjësinë, mundësitë e adoleshentëve për të përjetuar një lindje jashtë martese, zvogëlohen në mënyrë domethënëse»,—dëshmon një studim. Nga ana e prindërve kjo kërkon një përfshirje të ndjeshme në aktivitetet e fëmijëve: të vëzhgosh detyrat e shtëpisë; të dish vendndodhjet dhe shoqëritë e tyre; të vësh synime realiste arsimimi dhe të ndash me ta vlerat frymore. Fëmijët që rriten me këtë ndërveprim intim prindëror, do të ndihen më mirë në vetvete dhe rehat lidhur me aktivitetin e tyre seksual.

Këshilla më e mirë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët, është mençuria që gjendet në Bibël. Prindërit në Izrael ishin urdhëruar që t’u mësonin fëmijëve të tyre vlera të duhura morale. Jehovai i pyeti ata: «Cili komb i madh ka rregullore të drejta dhe vendime gjyqësore si gjithë ky ligj që unë po vë përpara teje sot?» Ishin këto «rregullore të drejta» që ata duhej t’u mësonin fëmijëve të tyre në ngrohtësinë dhe intimitetin e ambientit familjar. «Duhet t’i ngulisësh ato tek biri yt dhe të flasësh për to kur ulesh në shtëpinë tënde, kur ecën në rrugë, kur shtrihesh dhe kur ngrihesh.» Fëmijët këshilloheshin: «Ruaj . . . urdhërimin e atit tënd dhe mos e braktis ligjin e nënës sate.» Ky komunikim i ngrohtë e intim dhe udhëzimet si nga babai dhe nga nëna, janë blloqe ndërtimi për një qëndrim të ekuilibruar kundrejt jetës dhe aktivitetit seksual, i cili «do ta ruajë» një të ri gjatë gjithë jetës së tij.—Ligji i përtërirë 4:8; 6:7, BR; Proverbat 6:20, 22, BR.

Të rinj, përse ta rrënoni të ardhmen tuaj, duke u lëshuar pas impulseve seksuale? Vitet e adoleshencës në numër janë rreth shtatë. Ato duhen përdorur për t’u rritur mendërisht, emocionalisht e frymësisht dhe për të zhvilluar një qëndrim të ekuilibruar mbi sjelljen seksuale, në përgatitje për 50 apo 60 vjetët e mëpasshëm të jetës. Prindër, merreni seriozisht përgjegjësinë që ju është dhënë nga Perëndia dhe mbrojini fëmijët tuaj nga sëkëlldisja e zemrës si pasojë e sëmundjeve të transmetuara në rrugë seksuale dhe e shtatzënive të padëshiruara. (Predikuesi 11:10) Le të shohin fëmijët në jetën tuaj të përditshme se si dashuria dhe konsiderata për të tjerët ndërton lidhje të qëndrueshme.

Përballimi me sukses i sfidës

Mos lejoni që mania e tanishme e seksit të shtrembërojë pikëpamjen tuaj për jetën dhe të zvetënojë mundësitë tuaja për një të ardhme të kënaqshme dhe të lumtur. Meditoni mbi shembujt e panumërt të marrëdhënieve njerëzore në Bibël. Jini të sigurt se jeta dhe dashuria mbeten të gjalla dhe domethënëse shumë kohë pas viteve të adoleshencës. Kur ky realitet konsiderohet me kujdes në harmoni me vullnetin hyjnor për burrat dhe gratë e krishtere, atëherë është vënë themeli për një bashkim intim dhe të qëndrueshëm të dy njerëzve të dashuruar.

Ndërsa shqyrtoni në Bibël çifte si Jakobi me Rahilën, Boazi me Ruthën dhe çobani me virgjëreshën sulamite, do të shihni një element të tërheqjes seksuale në marrëdhëniet e tyre. Megjithatë, po të lexoni me kujdes kapitujt 28 dhe 29 të Zanafillës, librin e Ruthës dhe Kantikun e kantikëve, do të vëreni se ka edhe të tjerë elementë të rëndësishëm që i pasurojnë marrëdhënie të tilla.a

Pranoni sigurimet e Jehovait për jetën

Jehovai, Krijuesi i racës njerëzore, e kupton sjelljen seksuale njerëzore dhe impulset që përfshihen në të. Me dashuri ai na ka krijuar sipas shëmbëlltyrës së tij, jo me «gjene të përziera», por me aftësinë për të kontrolluar ndjenjat tona në harmoni me vullnetin hyjnor. «Ky është vullneti i Perëndisë: . . . të hiqni dorë nga kurvëria; që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder, jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë dhe që askush të mos mashtrojë ose t’ia hedhë në punë vëllait të vet.»—1. Thesalonikasve 4:3-6.

Këtë gjë demonstrojnë Dëshmitarët e Jehovait anekënd botës. Ata respektojnë normat e larta të Perëndisë për burrat dhe gratë e krishtere. Burrat më në moshë konsiderohen si baballarë, «më të rinjtë si vëllezër, plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dëlirësi». (1. Timoteut 5:1, 2) Një ambient vërtet i shëndetshëm, ku të rinjtë dhe të rejat të gëzojnë, ndërsa arrijnë potencialin e tyre të plotë, të parënduar nga presionet për t’u shoqëruar me seksin e kundërt dhe për t’u martuar para kohe apo nga sëmundjet e transmetuara në rrugë seksuale! Familja e krishterë aktive e forcuar nga kongregacioni i krishterë, është një liman i sigurt në një botë të marrosur seksualisht.

Duke zbatuar parimet biblike në jetën e tyre, të rinjtë e krishterë janë të lirë nga mania për seks dhe gjejnë gëzim, duke i kushtuar vëmendje këshillës së dhënë në Fjalën e Perëndisë: «Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq. Elimino nga zemra jote trishtimin dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.»—Predikuesi 11:9, 10.

[Shënimi]

a Shikoni faqen 247 të librit Të rinjtë pyesin: Përgjigje praktike, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Diçitura në faqen 9]

Të rinjtë që përfshihen në aktivitetet familjare ka më pak të ngjarë të kërkojnë intimitet seksual

[Figura në faqen 10]

Mos lejoni që mania për seks të zvetënojë mundësitë tuaja për një të ardhme të kënaqshme dhe të lumtur

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo