BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 301-f. 303
  • Purgatori

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Purgatori
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • A e përmend Bibla purgatorin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Mesha
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Trashëgimi apostolik
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Shpirti
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 301-f. 303

Purgatori

Përkufizimi: «Sipas doktrinës së Kishës [Katolike Romake], purgatori është vendi ose gjendja në botën tjetër . . . ku shpirti i atyre që vdesin në hirin e Perëndisë, por që ende nuk janë çliruar nga të gjitha papërsosmëritë, shlyejnë mëkatet e falshme, ende të pafalura, ose ndëshkohen përkohësisht për shkak të mëkateve të falshme e vdekjeprurëse, që tashmë janë falur, e në këtë mënyrë pastrohen para se të shkojnë në parajsë.» (New Catholic Encyclopedia, 1967, vëll. XI, f. 1034) Ky mësim nuk është biblik.

Ku bazohet doktrina e purgatorit?

Pas shqyrtimit të asaj që kanë thënë shkrimtarët katolikë për fragmente të tilla, si ato që gjenden te 2 Makabenjtë 12:39-45, Mateu 12:32 dhe 1 Korintasve 3:10-15, një enciklopedi katolike pranon: «Përfundimisht del se doktrina katolike e purgatorit bazohet te tradita dhe jo te Shkrimet e Shenjta.»​—New Catholic Encyclopedia, 1967, vëll. XI, f. 1034.

«Kisha mbështetet te tradita për të përkrahur nocionin e një vendi të ndërmjetëm mes parajsës dhe ferrit.»​—U.S. Catholic, Mars 1981, f. 7.

Çfarë thonë autoritetet katolike për natyrën e purgatorit?

«Disa mendojnë se të gjitha vuajtjet e purgatorit lidhen me faktin që individi është i vetëdijshëm se për njëfarë kohe nuk do ta shohë Perëndinë, ndonëse pikëpamja më e përhapur është se përveç kësaj, ka edhe një lloj ndëshkimi të mirëfilltë . . . Në Kishën Latine pranohet gjerësisht se ky ndëshkim i dhembshëm shkaktohet nga zjarri i mirëfilltë. Gjithsesi, kjo nuk është thelbësore për besimin te purgatori, madje as është e sigurt. . . . Sipas teologëve të Lindjes, edhe nëse vendos të hedhësh poshtë nocionin e vuajtjeve të shkaktuara nga zjarri, duhet pasur kujdes që purgatori të mos konsiderohet si një vend ku përjashtohen të gjitha vuajtjet e mirëfillta. Atje përjetohet mundim, dhembje, hidhërim, brejtje ndërgjegjeje ose dhembje të tjera shpirtërore, që i shkaktojnë shpirtit vuajtje të vërtetë. . . . Sidoqoftë, duhet që patjetër të mbajmë mend se, mes gjithë vuajtjeve të tyre, këta shpirtra përjetojnë edhe gëzimin e madh se i pret shpëtimi i sigurt.»​—New Catholic Encyclopedia, 1967, vëll. XI, f. 1036, 1037.

«Askush nuk mund ta dijë se çfarë ndodh në purgator.»​—U.S. Catholic, mars 1981, f. 9.

A mbijeton shpirti kur vdes trupi?

Ezek. 18:4, Dio: «Shpirti [hebraisht néfesh; ‘njeriu’, DSF; ‘ai’, ECM] që mëkaton ka për të vdekur.»

Jak. 5:20, Dio: «Ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.» (Kursivi është yni.) (Vëreni se këtu flitet për vdekjen e shpirtit.)

Për më shumë hollësi shih temat «Vdekja» dhe «Shpirti».

A jepen pas vdekjes ndëshkime të tjera për mëkatin?

Rom. 6:7, DSF: «I vdekuri është i lirë nga mëkati.» (Dio: «Ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati.»)

A përjetojnë gëzim të vdekurit, duke pritur me bindje shpëtimin?

Ekl. 9:5, DSF: «Të gjallët e dinë se do të vdesin, kurse të vdekurit s’dinë më asgjë.»

Isa. 38:18, DSF: «Banesa e të vdekurve nuk të lavdëron, Vdekja ty lavde s’të këndon; ata që zbresin në gropë nuk shpresojnë më në besnikërinë tënde.» (Atëherë, si mund ‘të përjetojnë gëzimin e madh se i pret shpëtimi i sigurt’?!)

Sipas Biblës, me cilin mjet arrihet pastrimi nga mëkatet?

1 Gjon. 1:7, 9, DSF: «Nëse ne ecim në dritë, sikurse Ai [Perëndia] është në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezusit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. . . . Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi [‘do të na pastrojë nga çdo faj’, ECM].»

Zbul. 1:4-6, DSF: «Paçi hir dhe paqe . . . prej Jezu Krishtit . . . që na do, që na çliroi nga mëkatet tona me gjak të vet.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo