BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ie f. 17-18
  • Ku të drejtohemi për përgjigje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ku të drejtohemi për përgjigje
  • Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Shkenca dhe Filozofia
  • Një burim unik përgjigjesh
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë besojnë njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A ka jetë pas vdekjes?
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Burimi i vetëm i mençurisë më të lartë
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Ideja hyn në judaizëm, në të ashtuquajturin krishterim dhe në islamizëm
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
Shih më tepër
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
ie f. 17-18

Ku të drejtohemi për përgjigje

«Teoria e vuajtjes së përjetshme është jokonsekuente me bindjen në dashurinë e Perëndisë për gjërat e krijuara. . . . Të besosh në ndëshkimin e përjetshëm të shpirtit për gabimet e pak viteve, pa i dhënë atij një mundësi për t’u ndrequr, do të thotë të shkosh kundër zërit të arsyes.»​—NIKILANANDA, FILOZOF HINDUIST.

1, 2. Çfarë pyetjesh ngrihen në lidhje me shumëllojshmërinë e bindjeve për jetën e përtejme?

NGJASHËM filozofit hinduist Nikilananda, shumë persona sot janë të turbulluar nga mësimi i dënimit të përjetshëm. Për të njëjtën arsye, të tjerë e kanë të vështirë të kuptojnë koncepte të tilla si arritja e Nirvanës dhe të bërët një me Taon.

2 Megjithatë, për shkak të idesë se shpirti është i pavdekshëm, si fetë e Lindjes, ashtu edhe fetë e Perëndimit kanë zhvilluar një varg ndryshimesh trullosëse bindjesh rreth jetës së përtejme. A është e mundur të njohim të vërtetën rreth asaj që na ndodh kur vdesim? A është me të vërtetë shpirti i pavdekshëm? Ku mund të drejtohemi për përgjigje?

Shkenca dhe Filozofia

3. A na sigurojnë shkenca dhe metodat shkencore përgjigjet për pyetjet që kanë të bëjnë me jetën pas vdekjes?

3 A kanë shkenca dhe metodat shkencore përgjigje për pyetjet që kanë të bëjnë me jetën e përtejme? Të bazuar në tregimet e fundit të pranë-vdekjes apo përvojat «jashtë trupit», disa kërkues janë përpjekur të bëjnë vrojtime rreth jetës pas vdekjes. Duke rishikuar disa nga pohimet e tyre, në leksionin e tij «Vdekja: mundësi për të hyrë në dritë?», teologu katolik Hans Kyng nxori përfundimin: «Përvojat e këtij lloji nuk provojnë asgjë rreth një jete të mundshme pas vdekjes; bëhet fjalë vetëm për pesë minutat e fundit para vdekjes dhe jo për një jetë të përjetshme pas vdekjes.» Ai shtoi: «Çështja e një jete të mundshme pas vdekjes është e një rëndësie të jashtëzakonshme për jetën para vdekjes. I duhet një përgjigje që, nëse nuk mund të jepet nga mjeksia, duhet kërkuar gjetkë.»

4. A mund të na ndihmojë filozofia për të gjetur përgjigje mes mundësive të shumta të një jete të përtejme, që fetë e ndryshme na kanë ofruar shpesh?

4 Ç’mund të themi për filozofinë? A mund të na ndihmojë ajo për të gjetur përgjigje mes mundësive të shumta të një jete të përtejme, që fetë e ndryshme na kanë ofruar shpesh? Filozofi anglez i shekullit të 20-të, Bertrand Rusell thotë se, eksplorimi filozofik përfshin «aktivitetin hamendës». Filozofia, sipas një enciklopedie (The World Book Encyclopedia) është «një formë hetimi: një proces analizash, vlerësimi, interpretimi dhe hamendjeje». Për sa i përket temës së jetës së përtejme, hamendjet filozofike kanë ndryshuar nga pavdekësia, e quajtur thjesht një mendim i parealizueshëm, në deklarimin e saj si një e drejtë e çdo njeriu që nga lindja.

Një burim unik përgjigjesh

5. Cili është libri më i vjetër i shkruar ndonjëherë?

5 Ka, megjithatë, një libër që përmban përgjigje të vërteta për pyetje të rëndësishme në lidhje me jetën dhe vdekjen. Është libri më i vjetër që është shkruar ndonjëherë. Disa pjesë të tij u shkruan rreth 3.500 vjet më parë. Pjesa e parë e këtij libri u shkrua disa shekuj para himneve më të hershme të shkrimeve hinduiste, që u quajtën Veda dhe u formulua e shëtiti botën rreth njëmijë vjet para Budës, Mahavirës dhe Konfucit. Ky libër u përfundua në vitin 98 të e.s., më shumë se 500 vjet para se Muhamedi të themelonte islamizmin. Ky burim unik i mençurisë më të lartë është Bibla.a

6. Pse mund të presim që Bibla të na tregojë se çfarë është shpirti?

6 Bibla përmban historinë e lashtë më të saktë mes gjithë librave ekzistues. Historia e regjistruar në Bibël kthehet prapa në fillimin e familjes njerëzore dhe shpjegon se si kemi ardhur këtu në tokë. Madje na çon prapa deri në kohën para krijimit të njerëzve. Një libër i tillë mund të na japë në të vërtetë mendjehollësi në atë se si u bë njeriu dhe çfarë është shpirti.

7, 8. Pse mund t’i drejtohemi me besim Biblës për përgjigje të vërteta dhe të kënaqshme në lidhje me atë që ndodh kur vdesim?

7 Përveç kësaj, Bibla është një libër profecish që kanë pasur përmbushje të pagabueshme. Për shembull, paratha me shumë hollësi ngritjen dhe rënien e perandorive Medo-Perse dhe Greke. Këto fjalë ishin aq të sakta, saqë disa kritikë u përpoqën, më kot, të provonin se ato ishin shkruar pasi kishin ndodhur ngjarjet. (Danieli 8:1-7, 20-22) Disa profeci të regjistruara në Bibël janë plotësuar në hollësira në vetë kohën tonë.b​—Mateu, kapitulli 24; Marku, kapitulli 13; Luka, kapitulli 21; 2. Timoteut 3:1-5, 13.

8 Asnjeri, sado inteligjent, nuk mund të parathoshte ngjarje të ardhshme me kaq saktësi. Vetëm Krijuesi i gjithëfuqishëm dhe tejet i mençur i universit, mund t’i parathoshte. (2. Timoteut 3:16, 17; 2. Pjetrit 1:20, 21) Bibla është vërtetë një libër nga Perëndia. Sigurisht, një libër i tillë mund të na japë përgjigje të vërteta dhe të kënaqshme rreth asaj që na ndodh kur vdesim. Le të shohim në fillim se çfarë na thotë ajo për shpirtin.

[Shënimet]

a Shiko broshurën Një libër për të gjithë njerëzit, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

b Shiko Bibla: Fjala e Perëndisë apo e njeriut?, botuar në anglisht nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Figura në faqen 18]

Libri më i vjetër që është shkruar ndonjëherë

[Figura në faqen 18]

Një libër që jep përgjigje të vërteta dhe të kënaqshme

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo