BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jt f. 3-5
  • Kush janë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush janë?
  • Dëshmitarët e Jehovait​—Kush janë? Çfarë besojnë?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • EMRI I TYRE
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Jehovai
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
  • Çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait?
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Dëshmitarët e Jehovait​—Kush janë? Çfarë besojnë?
jt f. 3-5

Kush janë?

DËSHIRA e Dëshmitarëve të Jehovait është që t’i njihni më mirë. Mund t’i keni takuar si fqinjë dhe kolegë pune, ose në ndonjë nga punët e tjera të jetës së përditshme. Mund t’i keni parë në rrugë, duke u ofruar revistat e tyre kalimtarëve. Ose mund të keni folur shkurtimisht me ta në derën tuaj.

Në të vërtetë, Dëshmitarët e Jehovait interesohen për ju dhe për mirëqenien tuaj. Ata dëshirojnë të jenë miqtë tuaj e t’ju tregojnë më shumë për veten, besimin, organizatën e tyre dhe se ç’mendojnë për njerëzit dhe për botën në të cilën jetojmë të gjithë. Për këtë arsye kanë përgatitur këtë broshurë për ju.

Në shumë aspekte Dëshmitarët e Jehovait janë si gjithë të tjerët. Ata kanë problemet e zakonshme ekonomike, fizike dhe emocionale. Ndonjëherë gabojnë, pasi nuk janë të përsosur, të frymëzuar nga Perëndia ose të pagabueshëm. Megjithatë, përpiqen të mësojnë nga përvojat e tyre dhe studiojnë Biblën pa u lodhur, për të bërë korrigjimet e nevojshme. I janë dedikuar Perëndisë për të bërë vullnetin e tij dhe përpiqen ta ushtrojnë veten e tyre për ta përmbushur këtë dedikim. Në të gjitha aktivitetet e tyre ata kërkojnë udhëheqje nga Fjala e Perëndisë dhe nga fryma e tij e shenjtë.

Për ta ka një rëndësi jetësore që bindjet të bazohen në Bibël e jo thjesht në hamendjet njerëzore ose në traditat fetare. Mendojnë ashtu si apostulli Pavël, kur u shpreh nën frymëzim: «Le të dalë Perëndia i vërtetë, edhe sikur çdo njeri të gjendet gënjeshtar.» (Romakëve 3:4, Përkthimi Bota e Rea) Kur bëhet fjalë për mësimet që ofrohen si të vërteta biblike, Dëshmitarët mbështetin fuqimisht rrugën që ndoqën bereasit kur dëgjuan predikimin e apostullit Pavël: «E pranuan fjalën me etjen më të madhe të mendjes, duke i shqyrtuar me kujdes Shkrimet çdo ditë, për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.» (Veprat 17:11) Dëshmitarët e Jehovait besojnë se të gjitha mësimet fetare duhet t’i nënshtrohen kësaj prove për të qenë në harmoni me Shkrimet e frymëzuara, si kur ofrohen nga ata, ashtu edhe nga dikush tjetër. Ata ju ftojnë, ju nxitin, ta bëni këtë gjë kur diskutoni me ta.

Duke u nisur nga kjo, duket qartë se Dëshmitarët e Jehovait e besojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Të 66 librat e saj ata i konsiderojnë të frymëzuar dhe historikisht të saktë. Asaj që zakonisht njihet si Dhiata e Re ata i referohen si Shkrimet e Krishtere Greke, dhe Dhiatën e Vjetër e quajnë Shkrimet Hebraike. Mbështeten te të dyja këto, si te Shkrimet Greke, ashtu edhe tek ato Hebraike, dhe i pranojnë ato në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, me përjashtim të rasteve ku shprehjet ose sfondi tregojnë qartë se janë figurative a simbolike. Ata e kanë të qartë se shumë nga profecitë e Biblës janë përmbushur, të tjera janë duke u përmbushur dhe të tjera akoma pritet të përmbushen.

EMRI I TYRE

Dëshmitarët e Jehovait? Po, kështu e quajnë veten e tyre. Është një emër përshkrues, që tregon se japin dëshmi për Jehovain, Hyjninë dhe qëllimet e tij. Fjalët «Perëndi», «Zotëri» dhe «Krijues», ashtu si «President», «Mbret» dhe «Gjeneral», janë tituj dhe mund t’u vihen disa personave të ndryshëm. Por «Jehova» është një emër personal dhe i referohet Perëndisë së plotfuqishëm dhe Krijuesit të universit. Kjo tregohet në Psalmin 83:18, sipas versionit të Biblës së përkthyer nga Kristoforidhi: «Edhe le të njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë JEHOVAH, je i lartë mbë gjithë dhenë.»

Emri Jehova (ose Jahveh, siç preferon përkthimi Filipaj, një botim katolik romak, dhe disa studiues) shfaqet rreth 7.000 herë në Shkrimet origjinale Hebraike. Shumica e Biblave nuk e tregojnë atë, por e zëvendësojnë me fjalët «Perëndi» ose «Zot». Megjithatë, edhe në këto Bibla, një person zakonisht mund të dallojë se ku tekstet origjinale hebraike përdorin emrin Jehova, sepse në ato vende fjalët që zëvendësojnë atë emër janë shkruar me shkronja të mëdha, si PERËNDI dhe ZOT. Disa përkthime moderne përdorin ose emrin Jehova, ose emrin Jahveh. Kështu, në Përkthimin Bota e Re, në Isainë 42:8 lexohet: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.»

Arsyeja biblike që nxjerrin Dëshmitarët e Jehovait për emrin e tyre gjendjet në kapitullin e 43-të të Isaisë. Atje skena botërore shihet si një dramë që zhvillohet në një sallë gjyqi: perënditë e kombeve ftohen të paraqesin dëshmitarët e tyre për të provuar pretendimet e tyre të drejtësisë, ose të dëgjojnë dëshmitë në favor të Jehovait dhe të pranojnë të vërtetën. Jehovai atje i deklaron popullit të tij: «Ju jeni dëshmitarët e mi,—thotë Jehovai,—dhe shërbëtori im që unë kam zgjedhur; në mënyrë që të mund të dini e të më besoni, dhe të kuptoni që unë jam ai: para meje nuk ishte formuar asnjë Perëndi tjetër, as nuk do të ketë pas meje. Unë, pikërisht, unë jam Jehovai; dhe përveç meje nuk ka shpëtimtar.»—Isaia 43:10, 11, American Standard Version.

Perëndia Jehova pati dëshmitarë mbi tokë gjatë mijëra vjetëve, para lindjes së Krishtit. Pasi Hebrenjve, kapitulli 11, rendit disa prej atyre burrave me besim, Hebrenjve 12:1 thotë: «Kështu, pra, meqenëse kemi një re kaq të madhe dëshmitarësh që na rrethon, le të flakim edhe ne çdo peshë dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht dhe le të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara.» Jezu Krishti tha para Ponc Pilatit: «Për këtë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.» Ai është quajtur «dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë». (Gjoni 18:37; Zbulesa 3:14) Jezui u tha dishepujve të tij: «Do të merrni fuqi, kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju e do të jeni dëshmitarët e mi si në Jerusalem, ashtu edhe në mbarë Judenë, Samarinë e deri në skajin më të largët të tokës.»—Veprat 1:8.

Kështu pra, rreth 6.000.000 persona sot, të cilët po shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Jehovait të drejtuar nga Jezu Krishti, në më shumë se 230 vende, mendojnë se quhen me vend Dëshmitarë të Jehovait.

[Shënimi]

a Citimet biblike të Shkrimeve të Krishtere Greke, në këtë broshurë janë marrë nga ky përkthim, nëse nuk është shënuar ndryshe, ndërsa ato të Shkrimeve Hebraike janë marrë nga Diodati i Ri.

[Diçitura në faqen 4]

Ata i janë dedikuar Perëndisë për të bërë vullnetin e tij

[Diçitura në faqen 4]

Ata besojnë që Bibla është Fjala e Perëndisë

[Diçitura në faqen 5]

Emri siç tregohet në një dramë që zhvillohet në një sallë gjyqi

[Diçitura në faqen 5]

Rreth 6.000.000 Dëshmitarë në më shumë se 230 vende

[Figura në faqen 3]

Ata interesohen për ju

[Figura në faqen 4]

Emri personal i Perëndisë në hebraishten e lashtë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo