DAMARISI
Një grua që u bë besimtare pasi dëgjoi mbrojtjen e Pavlit në Areopagun e Athinës (Kodra e Marsit). (Ve 17:33, 34) Ajo mund të mos ketë qenë greke, sepse në shoqërinë athinase gratë zakonisht bënin një jetë të mbyllur. Meqenëse është e vetmja grua që përmendet, ajo mund të ketë qenë disi e njohur. Nuk ka vend për të besuar se ishte gruaja e Dionisit, thjesht ngaqë përmenden bashkë.