RUMAHU
[lartësi; vend i ngritur].
Vendi nga ishte Zebida (dhe babai i saj, Pedajahu), një nga gratë e Josisë, mbretit të Judës, dhe nëna e Jehojakimit. (2Mb 23:34, 36) Vendndodhja nuk dihet me siguri. Mendohet se është Kirbet-er-Rumehu (Horvat-Ruma) që ka emër të ngjashëm me Rumahun dhe ndodhet rreth 10 km në veri të Nazaretit. Mirëpo, disa e lidhin Rumahun me qytetin biblik të Arumahut, i cili përmendet te Gjykatësit 9:41 dhe mendohet se ndodhej pranë Sikemit.—Shih ARUMAHU.