Mbledhjet e shërbimit për prillin
Java që fillon në 5 prill
10 min.: Lajmërime lokale dhe lajmërime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.
25 min.: Kongresi krahinor i Dëshmitarëve të Jehovait, 1993: «Mësimi hyjnor.» Rishikoni letrën drejtuar «Të gjithë vëllezërve» e 6 janarit 1993, në nëntitullin «Asambletë». Inkurajoini të gjithë që të planifikojnë qysh tani pjesëmarrjen në kongresin krahinor të këtij gushti. Theksoni parimet biblike të ndershmërisë, bindjes dhe përkujdesit dashamirës për të tjerët.
10 min.: Nevoja lokale.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 12 prill
10 min.: Lajmërime lokale.
20 min.: «Predikojmë rrugën e Perëndisë për të sjellë paqe dhe siguri.» Shqyrtim i artikullit me pyetje dhe përgjigje. Të inkurajohen lajmëtarët për të përdorur fletushkat gjatë shërbimit. Pasi të jetë shqyrtuar paragrafi 3, një lajmëtar i përgatitur mund të tregojë se si mund të fillohet një studim biblik me vizitën e parë apo gjatë rivizitës, duke përdorur fletushkën A do të mbijetojë kjo botë? Lajmëtari: «Mirëdita! Sot jemi duke folur me njerëzit mbi cilësitë e jetës. A jeni i kënaqur me atë që ndodh sot në jetën e njerëzve?» I zoti i shtëpisë: «Me të vërtetë, jo.» Lajmëtari: «A mendoni se gjendja do të përmirësohet?» I zoti i shtëpisë: «Nuk e di.» Lajmëtari ofron fletushkën dhe thotë: «Disa thonë se ajo që po ndodh përmbush profecinë biblike dhe se fundi i botës është afër. Ju çfarë mendoni për këtë?» I zoti i shtëpisë: «Nuk e di. Mund të jetë edhe kështu.» Pastaj, lajmëtari tregon fletushkën dhe shpjegon se fundi i botës nuk nënkupton fundin e vërtetë të qiejve dhe tokës. Vihuni dakord që gjatë rivizitës të shqyrtoni provat biblike se fundi i sistemit të tanishëm është afër.
15 min.: Të evitojmë problemet që lidhen me transfuzionin e gjakut: Ka ardhur koha për ta rinovuar dokumentin Deklaratë mjekësore. Njëri prej pleqve që zhvillon këtë pjesë u shpërndan pjesëtarëve të pagëzuar të kongregacionit dokumentin e ri dhe shqyrton thellësisht letrën e 15 tetorit 1991, që shpjegon se si plotësohet dhe përdoret dokumenti mjekësor. Duhet të rishikohet plotësisht letra e 1 janarit 1990. Dëshmitarët që nënshkruajnë dokumentin duhet ta kenë parë duke firmosur personin, të cilit i dorëzohet ky dokument. Nxitini të gjithë që ta plotësojnë dokumentin para se të largohen nga Salla e Mbretërisë. Lajmëtarët e pagëzuar nuk duhet të dalin kurrë prej shtëpisë pa Deklaratën e tyre mjekësore. Të vegjlit e papagëzuar, fëmijë me prindër Dëshmitarë, duhet të mbajnë gjithmonë me vete Kartën e tyre të Identitetit. Nga një verifikim i fundit në një mbledhje kongregacioni rezultoi se 1 në çdo 5 lajmëtarë nuk e kishte me vete dokumentin e gjakut dhe asnjë fëmijë nuk e kishte Kartën e identitetit. Si përfundim, lexoni dhe zbatoni Proverbat 22:3.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 19 prill
10 min.: Lajmërime lokale dhe lajme teokratike. Lexo raportin e llogarisë mujore dhe falënderime për kontributet. Të lavdërohet kongregacioni për mbështetjen financiare që i jep kongregacionit lokal dhe veprës ndërkombëtare të Shoqatës.
20 min.: «Mjete të vlefshme që duhen përdorur me mençuri.» Pas një hyrjeje të shkurtër të drejtuesit, të bëhen dy demonstrime të bazuara mbi paragrafët 2-5. Në fund të demonstrimit të parë, i zoti i shtëpisë pranon dy revista, pyet se sa kushtojnë dhe jep një kontribut për veprën botërore. Lajmëtari premton se do të kthehet për t’iu përgjigjur pyetjes: «Përse i lejon Perëndia vuajtjet?» Në fund të demonstrimit të dytë, fillohet një studim biblik në shtëpi me një fletushkë të përshtatshme. Inkurajoini të gjithë që t’i përfshijnë shtëpiakët në biseda biblike gjatë shërbimit të kësaj jave.
15 min.: Përse të krishterët përmbahen nga gjaku. Fjalim i njërit prej pleqve, i bazuar në këtë skemë: Përkufizimi: Lëng i jashtëzakonshëm që qarkullon në sistemin enor të njeriut dhe të organizmave shtazorë shumëqelizorë, si transportues i substancave ushqyese dhe oksigjenit dhe si mbledhës i produkteve të jashtëqitjes; veç kësaj, ka një rol përcaktues në mbrojtjen e organizmave nga infeksionet. Aq ngushtë është i lidhur gjaku me proceset jetësore, saqë Bibla thotë se «shpirti i mishit është në gjak». (Levitiku 17:11) Duke qenë Burimi i jetës, Jehovai ka dhënë udhëzime të sakta mbi përdorimet që mund t’i bëhen gjakut. Të krishterëve u është urdhëruar të «përmbahen nga gjaku». Veprat 15:28, 29. Këtu ngrënia e gjakut barazohet me idhujtarinë dhe kurvërinë, gjëra që patjetër nuk do të donim t’i bënim. Mishi i kafshëve mund të hahet, por jo gjaku. Zanafilla 9:3, 4. Çdo kafshë që përdoret si ushqim duhet medoemos të pastrohet prej gjakut. Nëse mbytet apo ngordh në çark, ose gjendet e ngordhur nuk duhet ngrënë. (Veprat 15:19, 20; krahaso Levitiku 17:13-16.) Po kështu, çdo ushqim të cilit i shtohet gjak apo pjesë të tij, nuk duhet ngrënë. I vetmi përdorim i gjakut i miratuar prej Perëndisë është ai i flijimeve. Levitiku 17:11, 12. Të gjitha flijimet e kafshëve të ofruara nën Ligjin e Moisiut, i paraprinin flijimit të vetëm të Jezu Krishtit. Hebrenjve 9:11-14, 22; Efesianëve 1:7.
Lutja përmbyllëse.
Java që fillon në 26 prill
10 min.: Lajmërime lokale. Të trajtohen pikat kryesore të artikullit «Një privilegj i shkëlqyer shërbimi». Në bazë të kohës që disponohet, të intervistohet një lajmëtar që ka një itinerar të rregullt rivizitash. Si e ka filluar atë? Ç’gjë e ka ndihmuar të kultivojë interesin apo të kuptojë me saktësi se deri në ç’pikë është i interesuar i zoti shtëpisë?
15 min.: «A mund t’i shërbeni Jehovait si pionierë?» Të trajtohet artikulli me auditorin. Intervistoni një të ri, pionier të rregullt ose një lajmëtar që ka qenë pionier kur ishte i ri. Nxirrni në dukje se si prindërit dhe të tjerët mund t’i inkurajojnë të rinjtë që të arrijnë synimin e shërbimit si pionierë. Nxitini me përzemërsi të gjithë që ta vlerësojnë me seriozitet mundësinë për të kryer shërbim të plotë kohor. Përgatituni qysh tani për të qenë pionierë ndihmës në prill.
20 min.: «Kultivoni interesin duke bërë rivizita efikase». Bisedë e shkurtër, e ndjekur nga demonstrimi i përshkruar në paragrafin 3. Nëse e lejon koha, disa pika kyçe të prezantimit, si hyrja apo kalimi në leximin e vargut, mund të përsëriten.
Lutja përmbyllëse.