A mund t’i shërbeni Jehovait si pionierë?
1 Në kongresin krahinor «Mbajtësit e dritës» që u mbajt verën e kaluar, një orator pyeti: «A mund të jeni pionierë? A do të jeni pionierë?» Pastaj shpjegoi se këto pyetje janë të rëndësishme pasi Harmagedoni është shumë afër dhe kjo e bën veprën e predikimit më urgjente se kurrë.—1. Korint. 7:29a.
2 Pa dyshim, të jesh pionier është e vështirë. Kërkon vetëdisiplinë dhe organizim të mirë. Megjithatë lodhja jonë në shërbim «nuk është e kotë». (1. Korint. 15:58) A mund të thuhet e njëjta gjë edhe për aktivitete të tjera, të cilave mund t’u dedikoheshim dhe që harxhojnë kohën dhe energjitë tona? Dashuria për Jehovain i shtyn të krishterët që të jenë të zellshëm në shërbimin e tij dhe zelli për shërbimin e Jehovait i ka shtyrë shumë prej tyre të ndërmarrin veprën e pionierit.—1. Gjonit 5:3; Zbul. 4:11.
3 Shumë të rinj shërbëtorë të Jehovait që së shpejti do të mbarojnë shkollat e larta po mendojnë seriozisht për të qenë pionierë. Dhe kjo është mjaft e përshtatshme. Cila karrierë tjetër mund të ishte më e rëndësishme, sesa shërbimi në kohë të plotë? (Mateu 6:33) Lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë duhet të predikohet; kjo është punë e Jehovait dhe ç’privilegj që të jesh aktivisht i zënë me të qysh i ri!—Mateu 24:14.
4 Po ju, prindër, a i nxitni fëmijët tuaj për të filluar shërbimin e plotë kohor? A e kuptojnë qartë fëmijët tuaj se ju dëshironi që ata të vënë gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën e tyre në këtë vepër të lavdërueshme? (Marku 12:30) Shumë të rinj lajmëtarë përgatiten për veprën e pionierit të rregullt, duke qenë pionierë ndihmës sa herë që kanë mundësi gjatë viteve të shkollës. Sigurisht, kjo devotshmëri e gëzon zemrën e Jehovait!—Prov. 27:11.
5 Natyrisht, jo të gjithë kanë kushte që u lejojnë të jenë pionierë. Megjithatë, si të martuar apo jo, të rinj apo të moshuar, a e keni shqyrtuar me seriozitet dhe në lutje mundësinë për t’i shërbyer Jehovait si shërbëtorë pionierë të lajmit të mirë? (Kolos. 3:23) Shumë çifte të rinjsh të martuar po punojnë për ta shpërndarë shërbimin e tyre në mënyrë që njëri apo të dy të mund të jenë pionierë.
6 Nëse tani për tani nuk jeni në gjendje të jeni pionierë të rregullt, a mund të jeni pionierë ndihmës? Ka mundësi që shumë lajmëtarë të kongregacionit tuaj po organizohen në këtë drejtim për muajin prill. A mund të bashkoheni me ta? Edhe pse të gjithë shërbëtorët besnikë të Jehovait marrin shumë bekime, bekime të mëtejshme janë ruajtuar për ata që arrijnë të dedikojnë më shumë kohë në shërbim të Mbretërisë, duke kërkuar ata që u ngjajnë deleve.—Veprat 20:35.