Mbledhjet e shërbimit për shkurtin
Java që fillon më 7 shkurt
Kënga 3
10 min.: Njoftime lokale dhe njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Lavdëro lajmëtarët për atë që kanë bërë në veprën e predikimit të Mbretërisë.
20 min.: «A po arsyeton duke përdorur Shkrimet?» Të konsiderohet me pyetje dhe përgjigje nga një vëlla i efektshëm në shërbimin nga shtëpia në shtëpi dhe në rivizitat. Pas konsiderimit të paragrafit 4, demonstro se si një lajmëtar mund të citojë me fjalët e veta ose përmendësh një shkrim kur i zoti i shtëpisë është i zënë. Pas demonstrimit nxirr në pah se sa vlerë ka të ndjekim këtë sugjerim ndërsa përpiqemi të «predikojmë fjalën» në territore ku shumë njerëz janë gjithmonë të zënë ose të shqetësuar nga punët e përditshme. (2. Tim. 4:2)
15 min.: «Vlera e Biblës në botën e sotme.» Bisedë në mes të mbikëqyrësit të shërbimit dhe një lajmëtari që dëshiron të përmirësojë aftësinë e tij në shërbimin nga shtëpia në shtëpi. Pas konsiderimit të paragrafit 3 mbikëqyrësi i shërbimit i kërkon lajmëtarit që të provojë prezantimin e sugjeruar ndërsa vetë mbikëqyrësi luan rolin e të zotit të shtëpisë. Pas konsiderimit të paragrafit 4, mbikëqyrësi i shërbimit bën vetë prezantimin e sugjeruar me lajmëtarin. Inkurajo kongregacionin që të ndihmojë të interesuarit dhe studentët e Biblës për të çmuar vlerën e Përkthimit Bota e Re.
Kënga 4 dhe lutja përmbyllëse
Java që fillon më 14 shkurt
Kënga 5
10 min.: Njoftime lokale. Demonstro se si mund të paraqiten revistat në vazhdim, duke nxjerrë në pah një artikull që mund të përdoret në shërbimin në fushë këtë fundjavë. Tërhiq vëmendjen mbi artikullin «Një muaj i veçantë për shërbimin në fushë» dhe ftoji të gjithë që ta konsiderojnë seriozisht mundësinë për të rritur shërbimin e tyre të fushës në mars, duke shërbyer si pionierë ndihmës ose duke dalë me pionierët.
15 min.: «Libri që siguron udhëheqje të vërtetë». Konsidero artikullin me pyetje dhe përgjigje. Demonstro se si të bëhet një rivizitë duke ndjekur paragrafin 3. Inkurajoji të gjithë që të jenë entuziastë kur flasin mbi vlerën praktike të Biblës në shërbimin nga shtëpia në shtëpi dhe në rivizitat.
20 min.: «Të rinj, gëzojani zemrën Jehovait». Dy pleq të trajtojnë paragrafët 1-18. Të nxirren në pah dobitë që marrin të rinjtë duke dhënë shembullin e tyre të mirë. Konsidero shkrimet sipas kohës në dispozicion.
Kënga 18 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 shkurt
Kënga 22
10 min.: Njoftime lokale. Përfshi raportin e llogarisë. Bëj të njohur kontributet e bëra dhe lavdëro kongregacionin për mbështetjen financiare të nevojave lokale, për Fondin e Sallave të Mbretërisë dhe për veprën botërore të Shoqatës. Rishiko përgatitjet e shërbimit në fushë për periudhën e Përkujtimit që po afrohet.
15 min.: «Të nderojmë të Parëlindurin e Jehovait!» Të trajtohet me pyetje dhe përgjigje, duke lexuar paragrafët sipas kohës në dispozicion.
20 min.: «Të rinj, gëzojani zemrën Jehovait.» Konsidero paragrafët 19-33 të shtojcës me pyetje dhe përgjigje. Intervisto një ose dy lajmëtarë të rinj në moshë. Le të komentojnë mbi atë se si i ka ndihmuar kongregacioni në rritjen e tyre frymore.
Kënga 25 dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 shkurt
Kënga 2
10 min.: Njoftime lokale dhe lajmërime teokratike. Inkurajo përdorimin e revistave në vazhdim në dëshminë e kësaj fundjave.
15 min.: «Ndihmo studentët e Biblës që të përgatiten për studimin e tyre.» Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët sipas kohës në dispozicion.
20 min.: «Bibla, një udhëheqje praktike për njeriun modern.» Fjalim i një kryefamiljari, bazohet në artikullin e Kullës së Rojës së 1 majit 1993 (ang.). Nxirr në pah se si aplikimi i parimeve të Biblës, mund t’i japë shtysë një atmosfere dashamirëse dhe paqësore në familje. Që më parë rregullo një ose dy komente të përgatitura nga auditori që tregojnë se si këshillat e Biblës kanë ndihmuar një familje apo një individ.
Kënga 1 dhe lutja përmbyllëse.