BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/94 f. 8
  • Vlera e Biblës në botën e sotme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vlera e Biblës në botën e sotme
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Material i ngjashëm
  • Bibla: Udhëheqja e Perëndisë për të gjithë njerëzit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Libri që siguron udhëheqje të vërtetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Ndihmo të tjerët të mësojnë për Birin e Perëndisë, Jezu Krishtin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të ndihmojmë njerëzit ngjashëm deleve që të ndërtojnë mbi një themel të fortë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
km 2/94 f. 8

Vlera e Biblës në botën e sotme

1 Sot, shumë e shikojnë Biblën si jashtë mode dhe jo reale. Megjithëse ajo është shumë e përhapur dhe libri që është përkthyer më shumë në të gjithë historinë, relativisht pak e lexojnë dhe akoma më pak i ndjekin këshillat e saj.

2 Në kontrast, ne e çmojmë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Faktet tregojnë se ajo historikisht është plotësisht e vërtetë. Përveç kësaj, harmonia e saj e habitshme, profecitë e saj, mençuria e saj dhe fuqia e saj për të ndikuar për mirë në jetën e njerëzve, tregon se është e «frymëzuar nga Perëndia». (2. Tim. 3:16) Përvoja jonë personale dhe çmueshmëria jonë për këtë dhuratë të mrekullueshme, duhet të na nxitë për të inkurajuar të tjerët që të shohin dobishmërinë e vërtetë të saj.

3 Mund të paraqitemi në këtë mënyrë:

◼ «Duke parë problemet e sotme që rrethojnë njerëzimin, shumë njerëz e kanë të vështirë të besojnë te Perëndia apo vënë në dyshim aftësinë e Perëndisë për të zgjidhur problemet që ndeshin. Si mendon ti për këtë? [Lëre të përgjigjet.] Vërej titullin e kësaj fletushke, Pse mund të besosh në Biblën.» Tërhiqi vëmendjen mbi ilustrimin në faqen e parë, pastaj lexo paragrafin e parë dhe të dytë në faqen 2. Në qoftë se pronari i shtëpisë tregon interes, mund t’i lexosh dhe të trajtosh shkrimin e cituar në paragrafin e dytë. Përgatitu të vish përsëri për të konsideruar fletushkën më tej, ndoshta duke përdorur një nga nëntitujt, në formën e një pyetjeje, për të nxitur interes.

4 Në një mënyrë tjetër mund të paraqitesh ngjashëm kësaj:

◼ «Nuk mendoni se njerëzimi ka nevojë për një udhëheqje që të zgjidhë problemet e jetës? [Lëre të përgjigjet.] Në të kaluarën, njerëzit shpesh kërkonin udhëzime nga Bibla, por kohët kanë ndryshuar. A mendon se Bibla ka vlerë praktike edhe sot? [Lëre të përgjigjet.] Vërej se çfarë është shënuar te 2. Tim. 3:16. [Lexo.] Fjala e shkruar e Perëndisë nuk na ndihmon vetëm që të marrim një vendim të mençur, por siguron gjithashtu një shpresë të sigurt për të ardhmen.» Lexo Gjoni 17:3. Në qoftë se padroni i shtëpisë përgjigjet në mënyrë të favorshme, flit për një ose dy pika të veçanta që i ke zgjedhur më përpara, nga kapitulli i pestë i librit «Ti mund të jetosh gjithmonë në parajsë mbi tokë», për të ilustruar vlerën praktike të Biblës.

5 Në shumë territore në Shqipëri, ka njerëz që lexojnë një gjuhë të huaj, si italisht, anglisht apo frëngjisht. Meqë përkthimi «Bota e Re» disponohet në këto gjuhë, mund të konsiderojmë informacionin që vijon.

6 Të ofrojmë Përkthimin Bota e Re: Në qoftë se në fillim apo në një rivizitë gjen interes të mjatueshëm mund t’i paraqesësh Përkthimin Bota e Re. Ti mund ta pyesësh pronarin e shtëpisë në qoftë se ka një kopje të Biblës dhe nëse e ka të thjeshtë për ta lexuar. Varësisht nga përgjigjja që do të japë, tërhiqi vëmendjen te disa nga veçoritë ndihmëse të Përkthimit Bota e Re.

7 Të jesh i gatshëm gjithmonë për të inkurajuar njerëzit që të lexojnë Biblën. Ndihmo personat e interesuar të krijojnë respekt dhe dashuri për Fjalën e shkruar të Perëndisë. Duke aplikuar parimet e saj në jetën e tyre personale dhe duke ardhur në njohurinë e së vërtetës, ata do të kenë shumë dobi tani dhe në të ardhmen.—Psal. 119:105.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo