Libri që siguron udhëheqje të vërtetë
1 Bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë këtij shekulli. Megjithëse ka përparuar në fushën e komunikimit, të mjekësisë dhe të transportit, cilësia e jetës familjare ka rënë gjithnjë e më shumë. Miliona udhëhiqen vazhdimisht nga ndryshimi i filozofisë njerëzore.
2 Në këtë ndryshim të shpejtë të skenave në botë, populli i Jehovait ka përfituar shumë duke mbajtur Fjalën e tij. Bibla ka qëndruar e pandryshuar për mijëra vjet dhe këshillat e saj gjithmonë janë shumë praktike për të përballuar problemet që ndeshim sot. Si mund t’i ndihmojmë të interesuarit për ta vlerësuar Biblën si të vetmin burim që siguron udhëheqje të vërtetë në ditët tona moderne?
3 Në qoftë se në vizitën e parë lë fletushkën «Pse mund të besosh në Biblën», kur të kthehesh përsëri mund të thuash:
◼ «Mbasi Bibla na thotë qartë se ky është një mesazh nga vetë Perëndia dhe që ai na ofron neve jetën e përhershme, në qoftë se besojmë dhe jetojmë sipas asaj që ka thënë, a nuk mendon se ia vlen të dimë për sa i përket kësaj? [Lëre të komentojë.] Vërej se çfarë paralajmëron Bibla, për sa i përket sistemit të gjërave të botës së tanishme. [Lexo 2. Timoteut 3:1-5 direkt nga faqa 5 e fletushkës.] Mendon se ky përshkrim është i përshtatshëm për botën e sotme? [Lëre të komentojë.] Shikon ndonjë arsye të fortë për të pritur kushte më të mira në të ardhmen?» Atëherë, ti mund të hedhësh themelin për një vizitë tjetër, duke folur për dy paragrafët e fundit të fletushkës ose duke përdorur ilustrimet në faqet 156-158 të librit Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë, si dhe duke nxjerrë në pah shpresën e mrekullueshme që ofron Bibla për njerëzimin.
4 Nëse pronari i shtëpisë ka qenë i interesuar në vlerën praktike të Biblës dhe ti i ke treguar disa parime specifike nga libri «Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë» mund të thuash:
◼ «Ne jemi të interesuar në gjërat që për ne sot janë praktike, a nuk është e vërtetë? A nuk mendon se po t’i jepej fund luftës, do të ishte praktike? [Lëre të komentojë.] Në qoftë se njerëzit mësohen të jetojnë të gjithë në paqe me kombet e tjera, ky do të ishte një fillim i mirë, a s’është kështu? [Lëre të përgjigjet.] Bibla e ka parashikuar saktësisht këtë. [Lexo Isaia 2:2, 3.] A e ke pyetur veten se si dhe kur do të vijë kjo?» Thuaji se do të të pëlqente të ktheheshe një herë tjetër që të flisje për vazhdimin e kësaj pyetjeje në një kohë të përshtatshme për pronarin e shtëpisë.
5 Nëse pronari i shtëpisë di një gjuhë të huaj dhe nëse ti i lë «Përkthimin Bota e Re», kur të kthehesh mund t’i thuash:
◼ «Sigurisht je një njeri që e do Fjalën e Perëndisë. Kështu unë jam i sigurt se do jesh i interesuar të mësosh një nga ndryshimet e mëdha ndërmjet Përkthimit Bota e Re dhe përkthimeve të tjera. Ky ndryshim përfshin emrin e Personit më të rëndësishëm që flitet tek Shkrimet. A e dini se kush është ky?» Lëre pronarin e shtëpisë të përgjigjet, pastaj lexo Psalmin 83:18.
6 Vetëm Bibla siguron udhëheqjen që kanë nevojë njerëzit. (Jer. 10:23) Studimi i Fjalës së Perëndisë, është rruga e vetme për të mësuar qëllimin e Tij dhe për të fituar favorin e Tij. Prandaj, ne me sinqeritet i ftojmë të tjerët të përfitojnë nga këshillat e saj të mençura dhe praktike.