Të ndihmojmë të tjerët për të njohur një thesar të madh
1 Kur predikojmë lajmin e mirë mbi Mbretërinë, një nga synimet tona duhet të jetë që të ndihmojmë personat me zemër të sinqertë për të çmuar vlerën e shkëlqyer të Fjalës së Perëndisë. (Filip. 3:8) Literatura jonë biblike luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e mesazhit të Mbretërisë. Për shembull, libri Të jetosh përgjithmonë ka ndihmuar qindra e mijëra njerëz për t’i shërbyer Jehovait në saje të të vërtetave biblike të mësuara.
2 Shërbimi ynë përfshin më tepër sesa vetëm lënien e botimeve atyre që janë të gatshëm për t’i marrë. Duhet ta prezantojmë mesazhin në mënyrë apeluese, të dëgjojmë me aftësi shquese atë që thotë i zoti i shtëpisë dhe kështu të jemi të gatshëm të «arsyetojmë me të duke përdorur Shkrimet».—Veprat 17:2.
3 Si mund ta bëjmë këtë? Me prezantimet tona mund ta shtyjmë të zotin e shtëpisë të demonstrojë nëse është me të vërtetë i interesuar ndaj Bilës dhe mesazhit të saj.
Mund të thuash:
◼ «Po vizitojmë njerëzit për të folur mbi domethënien e asaj që po ndodh sot në botë. Shumë njerëz nuk interesohen më për Perëndinë dhe për normat e tij të jetës të paraqitura në Bibël. Kjo ka ndikuar shumë në mënyrën me të cilën njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin. A e keni vënë re edhe ju? [Lëre të përgjigjet. Mund të përmendësh ndonjë ngjarje të veçantë.] Vëreni sjelljen e personave të përshkruar në 2. Timoteut 3:1-5 dhe më thoni nëse i ngjan apo jo botës aktuale. [Të lexohet dhe komentohet.] A kemi arsye të vlefshme për të pritur kushte më të mira në të ardhmen?» Nëse personi tregon interes tregoji figurën në faqet 12 e 13 të librit Të jetosh përgjithmonë dhe tërhiqi vëmendjen mbi paragrafët 12 e 13. Nëse interesi është i kufizuar mund t’i ofrosh fletushkën Jeta në botën e re dhe paqedashëse.
4 Nëse në portë del një prind, mund ta fillosh bisedën duke thënë:
◼ «Po kërkojmë persona që u intereson të dinë se si mund t’u bëhet ballë problemeve të jetës familjare në mënyrën më të mirë. Ne përpiqemi të bëjmë atë që është më e mirë, por nëse do të ishte diçka që mund të na ndihmonte në këtë aspekt, do të na interesonte ta njhnim, apo jo? [Lëre të pëgjigjet.] Bibla na jep udhëzime në lidhje me këtë në Kolosianëve 3:12-14. [Të lexohet]. Prandaj, çfarë nevojitet për të pasur një jetë familjare të lumtur? Vëreni se çfarë thotë ky botim në kapitullin e titulluar ‘ Të bëhet e lumtur jeta familjare’.» Lexoni paragrafin 3 në faqen 238 të librit Të jetosh përgjithmonë. Nëse i zoti i shtëpisë është i zënë apo duket pak i interesuar, ofroji një nga revistat e fundit që flet për familjen ose fletushkën Gëzo jetën familjare.
5 Nuk duhet ta humbim kurrë nga pamja qëllimin tonë për të dhënë dëshmi të plotë mbi Mbretërinë. (Mat. 24:14) Duke përdorur mirë Biblën dhe botimet e shkëlqyera teokratike në dispozicionin tonë, mund të besojmë se bekimi i Jehovait do të na shoqërojë ndërsa kryejmë vullnetin e tij në këtë kohë të jashtëzakonshme.—Gal. 6:9.