BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/93 f. 4
  • Kthehu për të nxitur interesin për Biblën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kthehu për të nxitur interesin për Biblën
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Material i ngjashëm
  • Rivizita të thjeshta dhe të efektshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Të bëjmë një lidhje midis fletushkave dhe botimeve të tjera
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Si të kultivojmë interesin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Të kultivojmë me mendjemprehtësi interesin gjatë periudhës së festave
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
km 10/93 f. 4

Kthehu për të nxitur interesin për Biblën

1 Ndonjëherë në shërbimin e fushës takon persona që, edhe pse tregojnë një farë interesi për lajmin e mirë, janë tepër të zënë për të folur me ty kur troket në portën e tyre. A përpiqesh të kthehesh në një moment tjetër për të folur me ta mbi mesazhin e Mbretërisë? Ose ndoshta ke ndonjë bisedë interesante me të zotin e një shtëpie, i cili nuk pranon asnjë botim. A kthehesh për t’i folur më tej për të vërtetën?

2 Është e rëndësishme të përshkosh me kujdes territorin dhe të kultivosh të gjithë interesin që gjen. A i bën rivizita vetëm atyre që pranojnë një libër apo revistë? Nëse po, mund të lësh pas dore disa të interesuar. Sigurisht nuk duhet të gjykosh se një person nuk meriton inkurajim të mëtejshëm frymor vetëm sepse nuk ka pranuar literaturë. (Krahaso Romakëve 14:4). Ndoshta pas vizitës sate i zoti i shtëpisë do të mendojë mbi atë që ke thënë ose do të çmojë përpjekjen që ke bërë për ta vizitur. Herën tjetër mund të jetë i gatshëm në mënyrë të favorshme.

3 Kur kthehesh për të vizituar një person që ka qenë i zënë, mund të thuash:

◼ «Jam i gëzuar që ju shoh përsëri. Radhën që kaloi nuk mundëm të flisnim sepse ishit i zënë. E kuptoj se ju jeni një njeri i zënë me punë, prandaj nuk do t’ju marr shumë kohë. Sigurisht që keni për zemër shëndetin tuaj dhe të të dashurve tuaj. A e dinit se Perëndia ka premtuar të eliminojë të gjitha sëmundjet? A nuk do të ishte e mrekullueshme nëse do të ishte kështu? [Lëre të përgjigjet]. Shiko çfarë thotë paragrafi 4 i kësaj broshure të titulluar ‘Shiqo, çdo gjë të re krijoj’ ». Nëse të premton koha, lexo paragrafin dhe pastaj konsidero një nga shkrimet në fund të faqes 4 që përshkruan kushtet që do të ekzistojnë në botën e re. Nëse i zoti i shtëpisë është mjaft i gatshëm, ndoshta mund të fillosh një studim biblik në shtëpi.

4 Kur viziton ndonjë që ka pranuar një fletushkë, mund të thuash diçka të tillë:

◼ «Kur u takuam herën tjetër, ju kam lënë një kopje të kësaj fletushke të titulluar Kush sundon me të vërtetë mbi botën? A ju duket e habitshme që sunduesi i kësaj bote mund të jetë Satanai? [Lëre të përgjigjet]. Shiko çfarë thotë paragrafi i parë në faqen 6.» Lexoni paragrafin dhe pyete: «Përse Satanai dëshiron të na mashtrojë?» Pasi të kesh dëgjuar përgjigjen e të zotit të shtëpisë, konsideroni së bashku paragrafin e katërt në faqen 3. Mund të vazhdosh duke trajtuar deri në fund fletushkën ose prezanto broshurën Gëzo jetën në tokë përgjithmonë dhe konsidero ilustrimet numër 44-46.

5 Ke arsye të mira që të jesh pozitiv dhe të kultivosh interesin, edhe të kufizuar, që gjen në veprën e predikimit. Është e rëndësishme të interesohesh për të tjerët, të ndihesh i nxitur për t’i ndihmuar që të njohin të vërtetën. Organizata e Jehovait të vë në dispozicion literaturën dhe të sugjeron prezantime që mund të të vijnë në ndihmë për të bërë që të tjerët të kuptojnë rëndësinë për të plotësuar nevojën e tyre frymore.—Mat. 5:3.

6 Nëse ke pasur ndonjë bisedë të këndshme me ndonjë që ka treguar një interes edhe të pakët, mos e lër pa rivizituar për të kultivuar këtë interes. Kjo gjë mund t’i lërë vendin një studimi biblik në shtëpi dhe të ndihmojë disa që të ecin në rrugën e jetës. Jemi të gjithë të inkurajuar që të vazhdojmë të marrim pjesë me ndërgjegje në këtë vepër jetëshpëtuese.—1. Tim. 4:16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo